Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në fshatin Boçovë të Fierit.
Mësohet se 43-vjeçari Eduart Metushi, ndërsa punonte me zetor në tokat e fshatit Boçovë ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në kanal.
Sipas informacioneve, mjeti e ka zënë Metushin poshtë dhe për pasojë ai ka humbur jetë.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i Policisë:
“Fier/Informacion paraprak
Sot rreth orës 08:00, në fshatin Boçovë, Fier, shtetasi E. M., 43 vjeç, duke punuar me zetor në tokat e fshatit Boçovë, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, ka rënë në kanal dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”
j.l./ dita

Kush mban pergjegjesi per jeten e ketij fermeri? A S K U S H!
Mjer ai inxhinier ne sistemin e kaluar, qe nuk kishte marre nasat e sigurimit teknik!
Jeta e njeriut eshte ne doren e paaftesise.
Te guidosh nje mjet motorrik apo mjet bujqesor, duhet te jesh pergatitur jo vetem per manovrim me timon, frena etj, por duhet te dish se kur prishen ekujlibrat gjat levizjes ne sistemin mjet- terren. Ç’eshte dhe ku ndodhet qendra e gravitetit, cilet jane faktoret dhe kur permbyset nje mjet gjat ecjes etj. Pyeti te gjithe perdoruesit e mjeteve vetlevizese, asnjeri nuk e ka idene se kur rrezikohet jeta! Liri- Demikraci!