Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do të nisë një tur në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Turin e tij në rajon e ka nisur në Serbi, ku edhe do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Më pas, ai do të udhëtojë nga Beogradi në Shqipëri më 20 maj, ku gjithashtu pritet të takohet me figura të rëndësishme politike në vend, por ende nuk janë bërë me dije detaje të axhendës së tij.
Ndërkohë që pas takimeve në Shqipëri, Michel do të vizitojë edhe Bosnjë&Herzegovinën, ku do të qëndrojnë deri më 21 maj.
Megjithatë nuk dihen më shumë detaje lidhur me qëllimin e mbërritjes së tij në Ballkan dhe përse ka lënë jashtë axhendës së tij disa vende të caktuara.
Kohët e fundit vendi ynë është vizituar edhe nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ndërsa zyrtarja e fundit ishte Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Evropiane, Karen Donfried.
j.l./ dita
