Në takimin e ditës së mërkurë, 18 maj, u arrit një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit të ri, ku opozita do të ketë të drejtën e propozimit deri në tre raundet e para. Kjo dakordësi erdhi gjatë diskutimeve mes mazhorancës dhe opozitës së Enkelejd Alibeajt.
Sot, në orën 12:00, Alibeaj ka thirrur mbledhjen e grupit parlamentar, për të diskutuar për procesin e përzgjedhjes së Kreut të Shtetit, ecurinë e deritanishme por dhe sesi do të vijohet me procesin.
“Në vijim të diskutimeve ne grup për procesin e përzgjedhjes së Presidentit, nesër në orën 12:00, në seli, do të zhvillojmë mbledhjen e radhës së grupi për të diskutuar mbi ecurinë e deritanishme dhe sesi do të vijojmë me procesin”, thuhet ne mesazhin qe Alibeaj i ka dërguar deputeteve demokratë.
Në diskutimet e dites së merkurë në Kryesinë e Kuvendit, mes kreut të grupit të partisë Socialiste Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeajt është rënë dakord që deri në raundin e tretë propozimet për emrin e ri të presidentit t’i sjellë opozita.
Sipas Alibeajt, këtë të drejtë ua jep Kushtetuta dhe jo mazhoranca ndërsa Balla theksoi se opozita të konsultojë emrat dhe t’i sjellë për diskutim.
j.l./ dita

Rama ndan pushtetin me të djathtët. Se nuk i duron dot socialistët. I ka të gjitha mundësitê ta zgjedhë vetê presidentin, qoftë edhe jashtë rradhëve të PS-së, dhe ia lë në dorë kêtë mundësi një opozite regresive dhe tejet armiqësore.