Megjithëse duhet të vuajë dënimin me 15 vite e 5 muaj burg për trafik droge sipas vendimit të Gjyjatës italiane, Moisi Habilaj, i cili e kishte bazën e operacioneve mes Katanias, Lentinit dhe provincës së Raguzës, nuk do të shkojë pas hekurave të paktën për momentin.
Që nga fillimi i janarit 2021, trafikanti i drogës i ka humbur gjurmët dhe nuk është më i kapshëm. Një arratisje – e zbuluar nga MeridioNews – e mbështjellë në mister, me disa aspekte jo shumë të qarta dhe për të cilat policia nuk është shprehur asnjëherë në mënyrë zyrtare.
Habilaj, pasi u dënua në shkallën e parë dhe kishte kaluar gati një mijë ditë në burg, për shkak se iu nënshtrua masave të parandalimit që nga blici i 2017-ës, iu nënshtrua arrestit të shtëpisë. Kërkesa e avokatëve të tij ishte vendimtare. Kështu në verën e vitit 2020, 44-vjeçari u transferua, pa byzylyk elektronik, në shtëpinë e vëllait të tij Gazmend pa rekorde kriminale në San Michele di Ganzaria, në Calatino.
Datat që duhet të rrethohen me të kuqe në kalendar janë dy.
Ajo e datës 17 dhjetor 2020, kur në procesin e Apelit mbërrin konfirmimi i dënimit me 15 vjet e 5 muaj dhe ajo e 30 dhjetorit 2020. Te kjo e fundit Habilaj merret nga policia dhe dërgohet në komisariatin e Caltagirone. Disa orë ballë për ballë me agjentët, nuk dihet pse, dhe më pas kthimi në shtëpinë e San Michele di Ganzaria, ku Habilajt i ishte bashkuar tashmë gruaja e tij që kishte ardhur nga Shqipëria. Pas disa ditësh, gruaja niset për në Ballkan dhe trafikanti zhduket, duke filluar arratisjen. Që atëherë nuk ka pasur progres në çështje.
Habilaj, pavarësisht zërave të vazhdueshëm nga Shqipëria, nuk është përfshirë asnjëherë zyrtarisht në programin e mbrojtjes, të rezervuar për bashkëpunëtorët e drejtësisë. Të vetmet indikacione që iu dhanë magjistratëve ishin ato të dhëna gjatë gjykimit të shkallës së parë, kur Habilaj u ndalua në burgun Bicocca në Catania.
Pak pranime dhe asnjë akuzë ndaj ish-kushëririt ministër. Çështja e drejtësisë italiane ka pasur një vazhdimësi jo vetëm politike, por edhe hetimore në Shqipëri.
j.l./ dita

Pak pranime dhe asnje akuze ndaj ish ministrit shqiptar ne Itali,por pa pyesni e shihni pak manine e versuljes ndaj Tahirit nga Arben Kraja dhe nxirrni konkluzione! Te jete porosia e Like Berishes qe ai perndiqet sikur te ishte sternbullari i krimit ne kete vend,kurse miqte e deklaruar te Krajes dhe ikona e krimit dhe e korrupsionit ne kete vend ,l.ikja e Berisha qendrojne akoma te lire,me para,me imunitet e te pahetur qellimisht nga Arben Kraja? Si duhet ta kuptojme kete renie te brekeve ne fund te kembeve te Krajes ndaj ketyre krimineleve ordinere ,ketyre minuesve te demokracise ne kete vend me kollaro te bardha qe kane 30 vjete qe vetem vjedhin e korruptojne kete vend dhe kane cuar ne boten tjeter,sic akuzohen,kushedi sa jete njerezish?
SëPaku sa te forcohet edhe pak Spak-u, ke per ta pare dhe te gjithe kemi per ta pare, ku do te perfundojne kriminelet! Le te presim edhe pak, fare pak!
Nje here e nje kohe institucionet e posaçme të hetimit te krimit i shfrytezonin te dhenat nga media, ndersa tani duhen “kallë-zime”!…
Shih shih sa cudi na qenka ky naivitet i policise italiane qe gati sa nuk i paska thane je i lirme ik!pra ose habilaj kontrolon shtetin italian me paret e maffias ose Habilaj eshtd tash bashkpunetori i tyre, edhe sukseset qe kemi jane pjese e ‘ bashkpunimit’ te tij : pastronvendin keshtu per klanin e vete duke shitur argatrte e vegjel
Me ke fle gruaja e tij ne Shqiperi ne qofte se njk eshte ai vete?!