Tryeza e opozitës për Presidentin, PR dhe PDIU do propozojnë nga një kandidat

J L

Opozita ka vijuar ditën e sotme negociatat në radhët e saj për të dakordësuar kandidatët për presidentin e ri të vendit.

Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj është takuar në kryesinë e Kuvendit me përfaqësuesen e PDIU Mesila Doda dhe kreun e PAA Agron Duka.

Në takim është dakordësuar që grupi i Partisë Republikane dhe ai i PDIU do të propozojnë nga një kandidat.

Ndërkohë në orën 12:00, Enkelejd Alibeaj ka lajmëruar deputetët për mbledhje grupi në selinë e Partisë Demokratike.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *