EMRAT: Në listë për President të Republikës, edhe “trashëgimtari i fronit mbretëror”, 10 kandidatët e PD për kreun e shtetit

Ornela

Enkelejd Alibeaj thirri sot mbledhjen e grupit parlamentar të PD, me qëllim përzgjedhjen e kandidaturave për president të Republikës, me të cilët do të negociojë më pas me PS për të çuar në seancë plenare.

Disa prej deputetëve demokratë kanë dhënë sot propozimet e tyre, për emrin që do të mbaje kreu i ri i shtetit, pauses i Ilir Metës në Presidencë.

Deputeti Flamur Hoxha propozoi diplomatin Arben Çejku, ish ambasador në Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa Ferdinand Xhaferraj propozoi Leonard Demin, ish ambasador i NATO-s.

Nga Bledion Nallbati u propozua ish ministri i brendshëm i qeverisë teknike në 2017, Dritan Demiraj.

Dashamir Sheshi është propozuar gjithashtu si kandidat për President nga deputeti Kreshnik Collaku, i cili ka propozuar gjithashtu edhe emrin e Jorida Tabakut dhe Lajla Përnaskës.

Gjithashtu për postin e presidentit është propozuar edhe emri i Leka Zogut, emër i propozuar ky nga depuetetja Dhurata Çupi.

Sakaq grupi parlamentar i PD, vendosi që ndër emrat që do të kalojnë për një diskutim më të thelluar janë:

1.Leonard Demi
2.Arben Çejku
3.Dritan Demiraj
4.Dashamir Shehi
4.Jorida Tabaku
6.Rexhep Uka
7.Halim Kosova
8.Leka Zogu
9.Visar Zhiti
10.Lajla Pernaska

Referuar deklaratave të Enkelejd Alibeajt në mbledhje, grupi i PD do të zgjedhë 4 kandidatë, nga të cilët dy prej tyre do të përzgjidhe nga pala tjetër. Më pas do të grihet grupi I përbashkët PD-PS me 6 anëtarë I cili do të zgjedh një prej kandidatëve të propozuar. Për të qenë konsensual, kandidati do të propozohet me firmat e përbashkëta të PD e PS tha Alibeaj në mbledhje.

o.j/dita

Share This Article
6 Comments
  • Te dhjefsha “Portokalline” dhe “Al Pazar”, Shqypi per humor dhe traplliqe eshte per cmimin OS-CAR.
    Kane harruar pa dashje te vene edhe emrin e Mandi Nishtulla.

  • Lajla Pernaska e preferuar e Berishes.
    Dash pijaneci qe deshiro ln te xerroje Edin nga pushteti.
    Leka Zogu, eshte hapur me PD-ne, i mbeshtetur nga PD per te ardhur ne pushtet, kur PD vete e humbi pushtetin ne 96-97.
    Keshilltar i afert i Bashes kur punonte ne Ministrine e Jashtme.
    Baba i tij terrorizoi me revole KQ-ne, ne 96, sepse nuk i pelqeu qe polulli nuk e votoi.
    Gjyshi shiti Vermoshin dhe Shen Naumin , ne kembim te mbeshtetjes se serbeve te cilet e sollen ne pushtet.
    Leka Zogu parazit qe kane jetuar me
    arin e vjedhur te shqiotareve dhe me aktivitet kontrabandist te babes dhe gjyshit ne azil.

  • Maxhorance dhe opozite regulloheni imazhin e Shqiperise . Zgjidhni pa humbur kohe President PR
    PERPARIM KABO . Nje intelektual brilant , me principe dhe ideale .Jo vetem ne Shqiptaret , por edhe shtetet e zhvilluara perendimore , do ta deshironin ta kishin midis tyre nje intelektual si PR PERPARIM KABO. . Do na nderonte duke ndihmuar si vendin tone ,por mbi te gjitha do na nderonte ne arenen nderkombetare . Apolitik , nuk eshte perzjere ne kete politiken 31 vjecare ,qe dihet si ka qene . Behuni te pakten nje here patriote , ndihmoheni Shqiperine , zhvillimin e saj , kemi nevoje per shtet ligjor , punoni nje here per popullin Shqiptar .Do kishim nje president asnjanes , njelloj per te gjithe partite politike
    te ketij tranzicioni post komunist te tejzgjatur , e te pa fund ..Besoj edhe perendimoret ,qe kujdesen per Shqiperine , Amerika ne plan te pare dhe BE ,do ishin pernjeheresh te gjithe shume dakort me kete zgjedhje .

  • Në kete liste gjejme edhe emrin e biznesmenit Rexbep Uka, ish-minstrin e Bujqesise se PD ne vitet 92-95.
    Aq i perfsbire ishte Uka ne skandalin e zhdukjes se 400 metra katrore dru arre, sa Berisha u detyrua ta shkarkonye, per ta zevendesuar më pas me Hasan Halilin.

  • Ketyre te pedeve, 1 dhe 2, u jane ftohur trute. Keta thone se kur ishin ne mazborance presidentin e zgjidhn keta!?!
    Edhe tani qe jane ne minoranca, duan qe predidenti te jete nga pedeje, pra ta zgjedhin po keta!?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *