Konsumatorëve po ju serviren ushqime të skaduara duke u shitur produktet të cilat duhet të ishin në koshat e mbeturinave dhe jo në rafte. Por me sa duket siguria nuk është më në fokusin e institucioneve që kryejnë kontrolle (AKU).
Në datën 12.05.2022 në redaksinë e Priza.al kanë ardhur denoncime se në supermarketet e kryeqytetit konsumatorëve ju shiten produkte të skaduara.
Gazetarët kanë shkuar aty ku qytetarët denoncuan dhe ka rezultuar se “Big Market” ka në vitrina produkte të skaduara nga 1 ditë deri në 7 muaj.
Video:
Kjo faktohet nga kuponi i blerjes së produkteve ku është e shënuar data e blerjes dhe shënimi në produkt fakton se ka tejkaluar kohën për ta konsumuar.
Kofsha pule me datë skadencë 12.05.2022

Sallam i skaduar që në datën 07.04.2022

Kikirika të skaduara që në datën në muajin tetor të viti 2021

Këto produkte janë gjetur nga gazetarët e Priza.al në një kohë shumë të shkurtër dhe vëzhgimi të përciptë pasi punonjësit e Big Market ishin mjaft vigjilent ndaj çdo telefoni apo kontrolli që klientët i bënin produkteve për të parë datat e skadencës.
Big Market operon në mënyre të tillë që markën e vet e vë në dispozicion të individëve të ndryshëm që kërkojnë të kryejnë aktivitet. Por në rastin konkret skandalin e bën me të rëndë fakti se njëra nga pikat që është investiguar nga stafi yne, aksioner kryesor është vetë Vullnet Sinaj deputet i Partisë Socialiste

Priza.al i ka dërguar një email zyrtar Kompanisë Big Market më datë 13.05.2022 në lidhje me këtë kërcënim serioz të sigurisë ushqimore por deri në publikimin e këtij artikulli asnjë përgjigje nuk është dhënë nga kjo kompani. E cila humbjet e saja në produktet e skaduara ia faturon konsumatorëve duke i rrezikuar shëndetin.

Një tjetër problem i evidentuar nga gazetarët është edhe manipulimi me çmimet e shportës. Kështu në faqen Web të Big market ka të publikuara çmime që nuk përputhen me çmimet që realisht shiten produktet në supermarkete.
Djath bebe Happy Cow në web kushton 110 lekë ndërsa fizikisht në Big Market e gjen me 220 lekë

Orizi gold në web kushton 155 lekë ndërsa fizikisht e gjen në dyqanet e big market me 180 lekë

Vaj floriol në web kushton 220 lekë ndërsa në raftin e ofertave, fizikisht e gjen me 380 lekë

Në email, Priza.al i kërkoi informacion edhe në lidhje me këtë ndryshim drastik të çmimeve që në dukje është spekulante por as për këtë pyetje nuk morëm përgjigje. E vetmja masë që mori kompania Big market është duke e nxjerr faqen e saj të internetit jashtë funksioni.
—–
Ky shkrim është marrë nga faqja online Priza.al

Turp i madh .Jashte vendit keto ushqime si hane as derrat.Te gjitha groposen .Cdo Super Market ka nje punonjes qe merret vetem me largimin e ushqimeve qe kane skadence .Burgu eshte pak per ata qe shkelin rregullat ushqimore .
Akoma ka njerez qe blejne tek big market!?!?!?!?
Ka kohe qe kta abuzok e me cilesine me produkte te skafuara dhe me cmimet.
Po marr shkas nga djathi bebes qe shoh cmimin 220 leke nderkohe te tere e ka e 100-110
Merrni tek marketet e lagjeve popull shmangini oligarket aq sa mundeni sepse kur ti falimentojne marketet e lagjeve do na i rrisin cmimet edhe me shume.
Biga market , spar e cfare jane te tjera abandon ship asap.
Akoma ka njerez qe blejne tek big market!?!?!?!?
Ka kohe qe kta abuzojne me cilesine me produkte te skaduara dhe me cmimet.
Po marr shkas nga djathi bebes qe shoh cmimin 220 leke nderkohe te tere e ka e 100-110
Merrni tek marketet e lagjeve popull shmangini oligarket aq sa mundeni sepse kur ti falimentojne marketet e lagjeve do na i rrisin cmimet edhe me shume.
Biga market , spar e cfare jane te tjera abandon ship asap.
Kriminelin,Vullnet Sinaj,qe eshgte deputet i PS e mbron vete Edi Rama!
Keto denoncime nuk vlejne per Ramen ,qe ta coje para drejtesise kete matrapaz,ndersa nga ana tjeter mburret se do t’i kape vete per veshi te korruptuarit!
Por krimineli Sinaj eshte me i rrezikshem se i korruptuari,se rrezikon shendetin e popullit!
Eh,more Edi Rama,qe je FATKEQESIA AKTUALE E SHQIPTAREVE!
DITA, jam nje prind kemi femijen ne kopshtin …. në Tirane.
Para disa ditesh na dergoi mesazh drejtoria, ushqimet e blera ne kete market ishin me krimba dhe tmerr, na derguan fotot, me kontaktoni nese duhen detaje. Faleminderit qe e bet publike
po mire o po ju si prind nuk shikoni data skadence kur blini ?
ASPAKU ESHTE NE GJUME.
TIMONIERI eshte Propaganduesi dhe Mbrojtesi i BIG MARKET.
PRESIDENTI I BIG MARKET ESHTE DEPUTET I PERCAKTUAR NGA TIMONIERI.
PRESIDENTI I BIG MARKET ESHTE SHOQERUESI SISTEMATIK I TIMONIERIT.
Njerëz,mbasi fabrikantët e produkteve blegtorale, me çmimet e kusarisë për qumshtin, 37,0 L të rinjë litrin, arritën të zhduknin blegtorinë në vënd, ata po i ushqejnë shqipëtarët me produkte qumshti të “freskët” bër me qumësht pluhur të skaduar importuar kryesisht nga vëllezrit tan të Open Ballkan nga Serbia.
Poshtërsia është se kryetari i Akdemisë së barinjëve, me të cilën ai zëvëndësoj blegtorinë e munguar në shoun e tij mediatik, horri antishqiptar Edi Rama, që është pal me biznesmenët e produkteve blegtorale, hoqi taksën e planifikuar prej 100,0 L për kg për qumshtin pluhur dhe hoqi edhe kontrollin veterinar në dogana , në kuadrin e kërmës ruso serbe Open Ballkan, pse …….vetkuptohet se cilësia e këtij qumshti që hyn me mijra ton dhe përpunohet për të ushqyer shqipëtarët është e tillë që mund të kaloj vetëm pa kontroll doganor. Kontrolli doganor vetëm do ta ndalonte këtë mall në mënyrë kategorike. Heqia e kontrollit veterinar qe akti i parë kriminal i Open Ballkan, të mos ndalonte qumshtin pluhur të skaduar jetvrasës serb që të hynte në vëndin ton.
Dhe unë them që Edi Rama dhe fabrikantët e produkteve blegtorale janë një bandë që po abuzojnë në mënyrë kriminale dhe marrveshja Open Ballkan dhe heqia e kontrollit veterinar në dogana është një akt kriminal që ka synim që kjo band të ver miljardat në kurriz të keq ushqyerjes së populli dhe
njerëz verifikojeni po të doni,poshtërsia tjetër është që
familjet e fabrikantëve të qumshtit të “freskët”, kosit, gjalpit , djathit nuk konsumojnë kurr produktet e fabrikave të tyre që u reklamojnë si të freskëta.
Në familjet e fabrikantëve konsumohen produkte blegtorale nga qumshti i lopëve vëndase të fermave të caktuara duke e përpunuar në kushtet e shtëpisë dhe asnjëherë produkte të fabrikave të tyre sepse
asnjë tjetër nuk e di më mirë se ata rrezikun e konsumimit të produkteve të fabrikave të tyre. Atyre u dhimset vehtja , familjet, fëmijët e tyre, por si kriminelë të pashpirtë që janë nuk u dhimbset populli që ata ushqejnë, në bashkpunim makabër jetvrasës me Edi Ramën që heq kontrollin në dogana, horrat e AKU, dhe ata vetë biznesmenët e produkteve blegtorale.
Janë thjeshtë kriminelë të pashpirtë që etja për fitim me çdo mjet nuk i ndalon edhe të nxjerin në treg ushqime që ata e din mirë që janë vrasëse njerzish. Edhe në kampet e përqëndrimit naziste nuk kan ndodhur që të ushqeheshi robrit me ushqime të skaduara, se i donin të gjallë, si po i ushqejnë të marrosurit Edi Rama, AKU dhe soji i biznesmenëve shqipëtarët.
Njerëz, këto njoftime për produkte të neveritshme të qelbura e kërmosur që paraqiten edhe me fotografi nuk janë gjë me horrorin që fshihet në produktet blegtorale bër me qumësht të “freskët” serb të fabrikave tona, të bekuara nga horri antishqiptar Edi Rama me horrat e AKU dhe ministresha rurale Karpica që
di vetëm të menaxhoj me talent që asnjë lek i buxhetit të qeverisë, asnjë euro nga ato të BE të mos shkoj tek bujqit që
të ringrihet blegtoria dhe bujqësia vëndase dhe të kemi produktet tona të freskëta, pse jo edhe bio, ushqimore dhe të mos na ushqejnë me kalbësirat e krimbosura të skaduara që importojnë tregëtarët mafiozë.