Ditën e sotme janë kryer 18 arrestime të anëtarëve të bandave në të gjithë Shqipërinë, ndërkohë që janë në kërkim edhe 14 të tjerë, mes tyre Ervis Martinaj dhe Suel Çela.
Detaje të reja dalin nga dosja hetimore për Ervis Martinajn, hetime të cilat kanë filluar pasi Nuredin Dumani i arrestuar dy muaj më parë është “zbërthyer” para prokurorëve dhe ka rrëfyer krimet por edhe porositësit.
Në dosjen e SPAK thuhet se Ervis Martinaj i ka dhënë Nuredin Dumanit 100 mijë euro për vrasjen e Endrit Dokles, por ky krim nuk është realizuar.
Ndërkohë pas vrasjes së Fatmira Dedës dyshohet se fshihet Talo Çela.
I shumëkërkuari Talo Çela ka eleminuar Fatmira Dedën, një vit pasi viktima kërkonte drejtësi për djalin e saj Elvis Deda të cilin ia vranë.
Duke mos gjetur autorët Fatmira kërkonte që drejtësia të vihej në vend. Fatmira Deda, u gjet e vdekur më 14 shtator 2013.
Po ashtu, një tjetër detaj tronditës nga bota e krimit, e shkruar në dosjen hetimore tregon se Florenc Çapja ka porositur vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit.
Ardian Uzuni, i cili mbahet në paraburgim për vrasje përgatit planin për të vrarë Filip Gjeloshin, një eksponent i krimit, i cili njihet edhe si “i forti” i Tropojës.
Ardian (Isuf) Uzuni, 56 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, është dënuar më parë si i dyshuar për “Vrasje me paramendim” të shtetasit Edmond Cakmashi e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentative.
o.j/dita0
