Aksident në Fier, përplasen dy automjete, në spital drejtuesit e makinave

Amelda Amelda

Aksident në aksin Fier-Levan në afërsi të zonës së njohur si “Liqeni”.

Dy automjete, një Ford dhe një BMV X5 janë përplasur me njëra tjetrën, ndërsa kanë marrë plagë drejtuesit e mjeteve. Të plagosurit janë shoqëruar për të marrë ndihmën e parë në spitalin e Fierit.

Pranë vendit të ngjarjes ka mbërritur policia e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe orientimin e qarkullimit.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *