VIDEO: “Hiqini këto, boll me këtë teatrin e COVID”, guvernatori amerikan kritikon studentët që mbanin maska

J L

Një guvernator i Floridës, Ron DeSantis, dukshëm i acaruar këshilloi një grup nxënësish të shkollave të mesme për vendosjen e maskave në një konferencë për shtyp të mërkurën, duke thënë se ishte koha për të ndalur atë që ai e quajti “teatër COVIDI”.

Guvernatori republikan iu afrua studentëve dhe iu kërkoi atyre të hiqnin maskat, ndërsa e prisnin në konferencën e shtypit në Universitetin e Floridës Jugore në Tampa.

Kolegji ndodhet në një zonë ku Qendrat Federale për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandojnë ende vendosjen e maskave në ambientet e brendshme, për shkak të rrezikut të lartë të COVID-19.

“Ju nuk duhet t’i mbani ato maska. Dua të them, ju lutemi hiqini ato. Sinqerisht, nuk po bëjnë asgjë. Ne duhet të ndalemi me këtë teatër COVIDI. Pra, nëse doni t’i vendosni, mirë, por kjo është qesharak”, tha ai, duke lëshuar një psherëtimë dhe duke tundur kokën.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Kjo është qesharake thotë! Çfarë është qesharake, që kanë vdekur mbi një milion veta në SHBA nga Covid-19?! Habitem se si i ka fituar votat në Florida! Një njeri që i flet goja para mëndjes!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *