Një investigim i botuar dje zbuloi se në rrjetin e marketeve BIG MARKET, klientëve po iu shiten produkte të skaduara nga 1 ditë deri në 7 muaj.
Ndërkohë, një audio-mesazh i dërguar nga një edukatore në Tiranë në grupin Whatsapp të prindërve zbulon më tej përmasat reale që ka ky denoncim.
MESAZHI AUDIO (shtypni te trekëndëshi për ta dëgjuar):
TEKSTI I MESAZHIT:
Mirëmbrëma. Këto foto që sapo ua kalova te grupi, është një kek, një embëlsirë që është blerë tek Big Market.
Nuk doja ta thoja as fëmjën që e hëngri, as prindin që e bleu se çdo prind do më të mirën për fëmijën, por ju lutem i kontrolloni dhe i shikoni.
Në radhë të pare shëndeti i fëmijës dhe në radhë të dyte dhe neve si mësues dhe edukatorë na keni besuar gjënë më të shtrenjtë, fëmijën. Mbajmë dhe ne përgjegjësitë tona.
Ju lutem, nuk lejohet asnjë ushqim jashtë kopshtit, me urdhër nga drejtoria dhe ne si mësuese duhet t’i zbatojmë. Ju faleminderit për mirëkuptimin. Natën e mirë!
FOTOT e nisura për prindërit:

j.l./ dita

Po cdoni ore njerez te mire, perse blini neper supermarkete gjera te paketuara kur mund ti beni vete. Me mire nje fete buke me sheqer uje se Sa mbeturinat e botes.
Sepse mami është me telefon në dorë gjithë ditën dhe nuk merret me punë të rëndomta si gatimi. Fshatarët dhe pabuksat gatuajne në shtëpi.
ku eshte ky inspektoriati sanitar po fle gjume me duket
Inspektoriati po inspekton lajmet qe me pas te beje nje rekomandim te tipit po te kapa prap i mjeri ti big market.
Abandonijeni marketin dhe te tere oligarket, kjo eshte e vetmja zgjidhje.
Tung
Shtet i fuqishem.
Jam fshatari që më ndoqi me vrap polici bashkiak që mer pjes në emisionin Alert të TV News 24, sepse , po shisja vezët në trotuar dhe vezët nuk ishin certifikuar si vezët e komplekseve të pularive që shiten në Big Market.
Nashi, ju blersit tironas , më thoni të drejtën cilat preferoni , vezët e pulave të fshatarit Dullë nga Shëngjergji i Tironës që i shet në trotuar apo vezët e kontrolluara dhe certifikuara të komplekseve?
Po i njëjti polic që ka vendosur të bëj shtet dhe të mbroj shqipëtarët nga ushqimet e rrezikshme të pa konrolluara, i sekuestroj shishet me qumësht të fqinjes time Mjermes që i shiste në trotuar. Ajo ka tre lopë dhe i shoqi Bajromi i kullot në livadhet e ShënGjergjit dhe nuk do që t’ja marin qumshtin pronarët e fabrikave të qumshtit me 30, 0 L litrin dhe ti ngelen fitim bajgat e lopëve, prandaj i shet në trotuar.
Nashi të rrim shtrëmbër dhe flasim drejtë , ti blerës tironas do të preferoje qumshtin e pa certifikuar që shet nëna Mjereme në trotuar, apo qumshtin e certifikuar nga specialisti i emisionit antifshatar Alert që bëhet me qumshtin e “freskët ” pluhur të skaduar të importuar pa kontroll doganor nga Serbia në fabrikat tona moderne?
Polici i bashkisë ndoqi me vrap vllan tim Rremën se shiste në trotuar djathin e dhive të tija që i kullot e i gjezdis në kullotat e Shëngjegjit.
Nashi ti blerës i Tironës të pëlqen djathi i certifikuar nga specialistët e emisionit Alert që bëhet me pluhur të freskët qumshti të kompanis Arkan serb dhe ca lëndë kimike aromatike që duket dhe ka shijen e një produkti plastik apo djathin bër direkt me qumështin e dhive të Rremës që polici bashkiak i emisionit Alert e ka kërcënuar që do ti ver prangat po e kapi përsëri duke shitur djath të pa certifikuar kur ka djath të certifikuar nga të fabrikave me bollëk në Big Market?
Po kështu, polici i emisionit Alert, vigilent kapi në flagrancë fshatarin tim Lymi duke shitur 20 qëngja të therur nga tufa e tij, dy ditë para festës së pashkëve se ishin pa certifkuar nga specialisti i Alert i kontrollit veterinar dhe u gjobit dhe ju sekuestrua malli me të drejtë sepse pse të mos konsumohet mishi i freskët importuar nga Sërbia dhe Maqedonia dhe …..ohuuuuu ..nga Brazili dhe Argjentina …..që futet tani në Shqipëri nga biznesmenët tanë pa kontroll veterinar në dogana në saj të Open Ballkan direkt e në Big Markete dhe fabrikat e produkteve të mishit ama është certifikuar nga Arkani serb dhe maqedonas dhe braziljanët dhe argjentinasit me përgjegjësi?
Ti blerës tironas që do të hash mish, do blesh mish nga Lymi që shet qëngjat e therur të pa certifikuar që po anatemon dhe dhe po e ndalojnë zyrtarët e Edi Ramës, specialistë dhe policë në emisionin Alert që po shpallin armik dhe kriminel fshatarin që shet në trotuar apo ti
qytetar tironas do të marësh mishin dhe produktet e mishit të certifikuar që po shesin në Big Markete bër me mishin që nuk vjen era mish që vjen tashma pa kontroll veterinar në dogana fal llobimit të biznesmenëve tanë tek vllau shqipëtar i Open Ballkanit?
Nuk më rrihet pa thën që në kohën e partisë shoku Enver diskutonte në Biron Politike
“Çi duhet fshatarit divjakas të leditën e punës në kooperativë dhe të shkoj me një trast vezë në Lushnje……” dhe
u zhduk tregu fshatar kudo dhe fshatarët ndiqeshin nga policia si kriminelë në qoftë se do të dilnin të nxirnin ndonjë lek me fukarallëkon vdekje prurës të kohës së tufëzimit duke shitur të mjerët një koqe vezë dhe
o perëndi mos ardhtë më ajo kohë,…. u ndaluan edhe autobuzat urban dhe mjer ai që donte të lëvizte për ndonjë hall, sëmundje se mund të priste një ditë të tër dhe nuk nisej në destinacion.
Të jeni të sigurt që në emisionin Alert dalin të njëjtët specialistë të asaj kohe me të njëjtën mëndësi ndaj fshatarit të shkret që do të shes produktet e djersës së tij. Jooooo……..i. thot shteti nga kozmosi dixhital qeverisës, duhet të ta rrëmbejnë produktin tënd o fshatar kusarët biznesmen me çmime qesharake , ti ven vulën e certifikimit dhe t’ ja shesin ata, vetëm ata, me çmimin e kusarisë të katër pesfishuar, konsumatorit sikurse bëjn për qumshtin që e grumbullonin me çmimin skandaloz 37,0 L litrin dhe mbasi i hiqnin yndyrën e shisnin me çmimin 150,0 L litrin , gati katër fish më shtrenjtë duke grabitur poshtërsisht edhe fshatarin edhe konsumatorin dhe duke bër që fshatari të zhdukte lopët dhe kanë ngelur vetëm lopët e Akademisë së barinjëve që mjel me profesionalizëm kryebariu i lopëve akademike Edi Rama dhe ndonjë lopë fshati që i shitet ilegalisht qumshti me pagure trotuareve për të mos ja grabitur badjava biznesmenët.
Nerëz biznesmenët tregëtar të Big Marketeve dhe shtetarët nuk duan të shesin por të grabisin duke shitur qoftë edhe kalbësira ushqimore të skaduara që ata i gjejnë në landfillet e botës ku hidhen produkte ushqimore të skaduara dhe u ndryshojnë etiketën dhe i shesin si ushqime të freskëta duke ju kundërvë edhe fshatarëve që shesin produktet e tyre vërtet të freskëta me emisione kriminale si emisioni Alert i sponsorizuar prej tyre në News 24.