Deklaratat e Ramës, kreu i SPAK: Vlerësojmë opinionet, por askush nuk mund t’iu thotë prokurorëve çfarë të hetojnë

J L

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja ka paraqitur raportin vjetor për vitin 2021 të institucionit që ai drejton, në Komisionin e Ligjeve.

Ndër të tjera, Kraja theksoi se janë marrë masa për pavarësinë e prokurorëve. Ai beri të ditur gjithashtu se gjatë vitit 2021 ka një rritje të personave nën hetim dhe atyre të dënuar.

“Kemi pasur një rritje të kërkesave për ndihmë juridike nga autoritet e huaja. Janë hetuar në 10 skuadra të përbashkëta hetimore. Një nga skuadrat me ato të Barit është cilësuar nga Eurojust si më e suksesshme.

Kemi bërë edhe hetime paralele. Nga kontaktet që kemi me autoritete e huaja. Ka rritje sasiore dhe cilësore të ndjeshme të kësaj veprimtarie.

Kemi qenë të përfshirë edhe në aktivitete të tjera për efekt raportimi. Janë 11 të pandehur për pastrim parash në vitin 2021. Kemi rritje të dukshëm të personave në hetim dhe të atyre të dënuar. Kemi tetë persona në regjim të posaçëm”, deklaroi Kraja.

“Asnjë nuk mund t’iu thotë prokurorëve çfarë të hetojnë”, u shpreh kreu i SPAK, Arben Kraja ndër të tjera.

Në këtë mënyrë, Kraja iu referua deklaratave publike të Kryeministrisë dhe anëtarëve të qeverisë se SPAK duhet të hetojë zyrtarët e lartë, përfshirë Sali Berishën. Kraja kujtoi dispozitat ligjore, duke theksuar edhe njëherë se ata veprojnë me kallëzime.

“Po i referohem Kodit të procedurës penale. Është një dispozitë që nënpunësit publikë janë të detyruar të bëjnë kallëzim kur konstatojnë elementë të veprës penale. Në kompleksin e luftës kundër kriminalitetit nuk mund t’i kërkohet një strukture të vetme të bëjë gjithçka.

Ne vlerësojmë çdo opinion të partnerëve, kuvendit dhe njerëzve për të ndërtuar punën tonë. Askush nuk mund t’iu thotë një prokurori që duhet të hetosh këtë apo atë çështje penale. Prioritete janë të lidhura edhe me ngarkesën, apo personat e arrestuar”, tha Kraja.

Sakaq, Enkelejd Alibeaj i cilësoi ndërhyrje në drejtësi deklaratat publike të kryeministrit, ndërsa pyeti kreun e SPAK nëse ndaj të njëjtin mendim. Kraja tha se nuk ndikohen nga deklaratat dhe vazhdojnë punën e tyre.

“A janë deklaratat publike ndërhyrje në drejtësi? Unë nuk dua të komentoj se s’më takon mua. Jam zbatues i ligjit. Ne kemi një parim që të mos ndikohemi nga deklarimet publike. Ne duhet të vazhdojmë të shohim ato që kemi, provat dhe dosjet”, tha ai.

j.l./ dita

Share This Article
9 Comments
  • Shume mire e ke z.Kraja .Tek ju askush nuk duhet te futi hunden .Por pyet pak popullin se cmendon per strukturat e reja te Drejtesise .Jemi lodhur se degjuar e pritur te shohim peshqit te bien te pakten ne rrjet.Cironkat,qe po coni per gjykim, skane peshe.
    Hidheni njehere te shkrerten rrjete se me pas do tju mesoje pervoja e 30 viteve demokraci. Do dalin ne gjyqe te pafajshem ose shkelje e kopetencave qe do ti cimentoje me shume .

  • E shikoni që edhe Alibej, që hiqet se është kundra Berishës, mban anën e tij! Shqiptarët duhet të presin që drejtësinë t’a bëjnë të huajt, se me këte drejtësi shqiptare jetojnë edhe 100 vjet të tjera. Duhen provat dhe dosjet, thotë Kraja! Provat i dinë të gjithë, si p.sh. Ilir Meta me Monikën, duhet të llogariten rrogat e tyre dhe të barazohen me shpenzimet e jetesës plus shkollimin e fëmijëve në Angli plus pasurinë e patundëshme. Po nuk dolën të barabartë, është provë penale që e kanë bërë me korrupsion. Është arithmetikë e thjeshtë, o z. Kraja!

  • Ka te drejte ciraku i Likes,askush s’ka te drejte te nderhyje ne punen e Spakut,perjashto Liken e Berishen,sepse ata jane te mbrojturit e tij.Eshte nje lidhje e forte qe nga vilat e tyre krah per krah ne oazin e mafiozeve te Lalezit,me Krajen brenda!

  • Zoti prokuror Arben-Kraja te varen nji kembore te madhe ne qafe ,por ki kujdes ,tunede mire se ta heqin prap dhe perfundon si Adriatik-DHalla .Se Saliu aty eshte nuk iken dot se e kane shpallur non-grata se po te ish per ty ti e kishe bere prap k/minister .Apo jo?

  • Mua me duket se ne ate rrjeten per peshqit e medfhenj duhet te bini ju se pari ! Pse c’e kujtoni veten ju, perendia mbi toke !?

  • A eshte edhe ky si, “krajan pa din e pa iman”. Çfaredo qe te jete, ky dhe plepaxhinjte e tij, jane kelyshe te saliut dhe likes. Me nder drejtesi alla Taliban nga ASPAKU. Nga kane dale e nga kane zbritur keta “te drejte”, “te ndershem” e te “pa korruptuar” ne Shqiperine e shqyer te rrenegatit Sali Berisha.

  • Sot gazetari investigativ Artan Hoxha ka botuar nje dedikim me foto te gjitoneve te Lalezit,ku duken dy “Vellezerit Siameze”,binjaket e krimit e korrupsionit ne kete vend dhe jo vetem ,Like Trap. Floriri dhe Berishovic Vicidolasi.Mungonte kemba e trete e pirostise se zeze,ish shefi i antikorrupsionit ne qeverine e dikurshme te Ilir Hamit Matjanit ne vitin 2001 dhe shefi i sotem i SPAKUT,miku i Ilir Metes ne SPAK,po ashtu me vile prane tyre ne Lalez dhe qe “ka kaluar vetingun” persa i perket pasurise?!!! Si e ka bere kete vile dhe si e ka justifikuar?Kush e di kete? Mos me “bekimin” e Metes e Berishes per ta patur e perdorur brenda SPAKUT si kale troje? Ndofta!

  • Bashkim Dedja perjashtohet nga sistemi i drejtesise dhe procedohet nga Spaku per nje hyrje ne pallat 60 m2,kurse Arben Kraja me Vile milioneshe ne gjirin e Lalezit ,krahas Likes e Berishes e kalon vetingun nder te tjera edhe per kriteri e pasurise! Si ndodh kjo? E ka deklaruar Kraja vilen dhe e paska te justifikuar me pagen e tij si prokuror?Kush e ka vene doren te ndodhe kjo “Cudi Shqiptare’?!!!Mos ka qene dora e Kobres ne presidence,per ta p[asur ne SPAK si doren e tij te padukeshme,por te kuptueshme avash avash per ne ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *