Rama me Presidentin e KiE: Krenarë që jemi në frontin kundër së keqes, ndryshojmë kurs nëse nuk çelen negociatat

J L

Ka nisur në ambientet e kryeministrisë konferenca e përbashkët për shtyp ekryeministrit Edi Rama me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.

Fjalën e nisi kryeministri Rama, i cili shprehu mirënjohjen ndaj BE, e cila qëndroi pranë Shqipërisë në momentet më të vështira.

“Në raport me vizitat, intensitetin e komunikimit, mes Shqipërisë dhe BE, gjë që tregon se përtej vështirësive të procesit aspekteve të njohura të formalizimit të hapave të mëtejshëm për t’u hedhur jemi në një nivel krejt tjetër të bashkëjetesës në suazën politike evropiane si rezultat dhe i një vullneti gjithmonë e më të shprehur nga ana e BE, autoriteteve në Bruksel për ta afruar më shumë Ballkanin Perëndimor drejt BE.

Jam i bindur që shqiptarëve nuk do u duket asnjëherë e tepërt por shpresoj mos i duket e tepërt presidentit të KiE përsëritja e shprehjes së mirënjohjes për mbështetjen e BE në momentet më të vështira që nga momenti pas tërmetit tek periudha e pandemisë sepse janë momente të cilat kanë shënuar pika shumë të rëndësishme në forcimin e marrëdhënieve mes BE e Shqipërisë e anasjelltas.

Ne ndihemi shumë krenarë që jemi pjesë njëkohësisht e frontit të përbashkët që është më shumë se asnjëherë frontit i të mirës kundër të keqes duke pasur parasysh konfliktin ushtarak në Ukrainë”, tha Rama.

Rama zbuloi se me Michel folën për situatën e përgjithshme, angazhimet e sfidat, si dhe çështjen e integrimit.

“Folëm me presidentin për situatën e përgjithshme, angazhimet e sfidat për luftën në Ukrainë…Folëm për ecurinë e marrëdhënieve rajonale, për Ballkanin e Hapur, për të gjitha sfidat e brendshme të rajonit dhe reformat në vendin tonë. Duke nisur nga ajo në Drejtësi që po jep fryte domethënëse. E ndoqëm dje operacionin e SPAK e Policisë së Shtetit për të goditur një rrjet kriminal dhe ndoshta për t’i dhënë goditjen më të madh, po edhe vënien para drejtësisë të individëve pavarësisht bindjeve politike. Kjo tregon që kemi hedhur hapa domethënës edhe në krahasim me vendet që i kanë çelur tashmë negociatat. E falenderojmë presidentin Michel për mbështetjen dhe për një sens shumë të prekshëm kujdesi në raport me këtë rajon ku bën pjesë Shqipëria”, deklaroi Rama.

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe njëherë se Shqipëria do të ndryshojë kurs, nëse negociatat nuk hapen në qershor.

“Për pjesën me Maqedoninë, ne jemi në një linjë me KE dhe deri në fund kur të kryhet edhe mbledhja ne shpresojmë që Bullgaria të hapë rrugën. Në rast se nuk do të ndodhë ne do të ndryshojmë kursin. E kemi konsultuar edhe me publikun këtu. një shumicë kanë thënë se Shqipëriia duhet të shkëputet nga kthetrat e Bullgarisë”, tha ai.

j.l./ dita 

Share This Article
4 Comments
  • Po kush te pjerth ty o delirant ca kursi do nderrosh ata te shkulin topet o tope kec, i ben presion perendimit deliranti po si do futesh me komunistet Sali Meta dhe bashke me ta dhe ti

  • Shabono , si thu ti te shkojme me nje kembe ne Europe dhe jo si kombet e tjera? Nuk ke nje cike seder.?

  • Ndryshimi i kursit eshte bashkimi kombtar jo bullgaria me kthetra o z.km
    Sepse sapo te ndahesh nga maqedonia pastaj do fillojne pretekstet e kotesise si ata me vizat e kosoves pra ne vend numero
    Po spate noj plan qe shkund be me mir mos fol

  • Ke gjithe mbeshtetjen dhe gjithe te drejten e zotit qe nese kerkojne te vazhdojne te tallin bythen me Shqiperin, t’u besh mutin ketyre perderasteve te Europes kurve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *