Australia raporton rastin e parë të lisë së majmunëve, Spanja regjistron 14 raste të reja

Ornela

Australia ka raportuar rastin e parë të lisë së majmunit re një burrë rreth të 30-tave, i cili kohët e fundit ishte kthyer nga Britania. Rasti i burrit u konfirmua të premten pasi ai mbërriti në Melburn me simptoma në fillim të kësaj jave.

Sipas Skynews, një infeksion i dytë i mundshëm është raportuar gjithashtu te një burrë në të 40-at e tij, i cili zhvilloi një sëmundje të lehtë disa ditë pasi mbërriti në Sidnei, me simptoma “klinikisht të pajtueshme” me virusin, tha departamenti i shëndetësisë së Uellsit të Ri Jugor. Burri kishte udhëtuar së fundmi në Evropë.

Ndërkohë edhe Spanja njoftoi sot 14 raste të tjera të konfirmuara të lisë së majmunit duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 21, thanë autoritetet rajonale shëndetësore në Madrid.

Rastet kanë filluar të shfaqen në mbarë botën, në Evropë, SHBA dhe Kanada. Sëmundja është endemike në Afrikë ku, pavarësisht nga emri i saj, zakonisht përhapet nga brejtësit dhe nuk transmetohet lehtë te njerëzit.

Ajo u raportua për herë të parë në Republikën Demokratike të Kongos në vitet 1970, dhe rastet në Afrikën Perëndimore janë rritur në dekadën e fundit.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *