18-vjeçarja nga Venezuela Maya Nava synon të bëhet më e bukura e vendit dhe për të arritur këtë qëllim është e gatshme të bëjë gjithçka, madje edhe të marrë vendime ekstreme.
E mbështetur nga familja e saj, 18-vjeçarja i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, duke qepur gjuhën me pe, në mënyrë që të ndjejë dhimbje sa herë fut ushqim në gojë.
Ndërhyrja është e tillë që çdo ushqim i fortë, përjashtuar lëngjet, shkakton dhimbje.
Vajza ka kryer edhe ndërhyrje të tjera estetike. Ajo ka bërë hundën dhe ka rritur masën e gjoksit.



