COVID-19 në Shqipëri, 28 raste të reja, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ornela
Nje pacient i infektuar me koronavirus me oksigjen brenda ambulances ne hyrje te Sherbimit Infektiv ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, QSUT, i cili eshte kthyer ne karantine, dhe ka marre emrin Spitali COVID 1. Javet e fundit Shqiperia ka patur rritje te madhe te rasteve me koronavirus, COVID 19. /r/n/r/nA patient infected with coronavirus with oxygen inside the ambulance at the entrance of the Infectious Diseases Service at the Mother Teresa University Hospital Center, QSUT, who has turned to quarantine, and has received the name COVID Hospital 1. In recent weeks Albania has had a large increase in cases with coronavirus, COVID 19.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 703 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 28 qytetarë, në këto bashki:

14 në Tiranë, 4 në Shkodër, 2 në Fier, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Patos, Lushnje, Sarandë, Konispol, Përmet, Tepelenë, Korçë.

Janë 239 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 66 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,066 që nga fillimi i epidemisë.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *