Ushtria ruse merr kontrollin e fabrikës së çelikut Azovstal

Amelda Amelda

Ushtria ruse thotë se fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol është “çliruar plotësisht”, me dorëzimin e mbrojtësve të fundit ukrainas.

Grupi i fundit i mbrojtësve të regjimentit Azov, një grup i përbërë nga 531 persona, janë dorëzuar, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, raporton agjencia e lajmeve RIA.

“Territori i uzinës metalurgjike Azovstal në Mariupol, ku një grup militantësh ukrainas të formacionit nazist Azov është bllokuar që nga 21 prilli i këtij viti, është çliruar plotësisht”, tha gjeneralmajor Igor Konashenkov.

Ministria tha se që nga 16 maji, 2,439 “neo-nazistë nga Azov dhe trupat ukrainase” të bllokuar në fabrikën e çelikut “ulën armët dhe u dorëzuan”.

“Grupi i fundit prej 531 militantësh u dorëzua sot”.

a.m/dita

Share This Article
2 Comments
  • Harrojeni Krimene dhe Ukrainen Juglindore ku jeton 95% popullsi ruse. Le te derdhe SHBA miliarda dollare, ne nje kohe qe nuk mbulon dot me siguracione shendetesore dhe ushqimore qytetaret e vet.

  • Ec se na i kujton ti.
    Ke ndonjë copë bukë me ngrënë apo shpreson të të japë ndonjë kroate Putini?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *