Fier, blindohen rrugët e qytetit, kontrolle në çdo makinë me xhama të zinj

Amelda Amelda

Policia e Rendit dhe ajo e qarkullimit rrugor në Fier po kryejnë mbrëmjen e sotme kontrolle intensive në çdo automjet që kanë xhama të zinj si edhe kontrolle për përdoruesit e alkoolit

Sipas mediave raportohet se pranë policisë së Fierit, kontrollet po bëhen në kuadër të një aksioni tre ditor që do të ketë në objektiv gjithë shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, në veçanti përdoruesit e alkoolit dhe personat që lëvizin me automjete të dyshimta.

Masat e shtuara janë si përgjigje e aksidenteve ditët e fundit në Fier.

Aksidenti i mbrëmjes së sotme në kthesën e Pojanit e ka detyruar policinë e Fierit të dalë në kontrolle te befasishme në të gjitha akset rrugore.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *