Veliaj në Austri: Shkolla të reja profesionale sipas modelit austriak

anazapta

Austria mbështet Shqipërinë në reformën e arsimit dhe formimit profesional dhe është e gatshme të japë ndihmën e saj në hapjen e shkollave të reja sipas modelit austriak. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka zhvilluar një takim me ministren e Arsimit, Artit dhe Kulturës së Austrisë, Gabriele Heinisch-Hosek, gjatë vizitës së tij në Austri. Gjatë bashkëbisedimit, Veliaj vuri në dukje angazhimin e qeverisë shqiptare për ta vendosur si prioritet të sajin reformën në arsimin professional dhe shprehu vendosmërinë për të ndjekur modelin austriak të shkollave profesionale, si një model i suksesshëm që duhet përsëritur.

“Duam të vazhdojmë bashkëpunimin e deritanishëm për ta shtrirë eksperiencën austriake të shkollave profesionale edhe në qytete të Shqipërisë”, tha Veliaj, duke përmendur suksesin e shkollës profesionale austriake “Peter Mahringer” në Shkodër.

Ndërsa ministrja Heinisch-Hosek shprehu interesin që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe me hapjen e shkollave të reja në qytete të tjera të Shqipërisë, duke u fokusuar veçanërisht tek shkollat profesionale të teknologjisë së informacionit. Ajo nënvizoi se strategjia e MMSR-së për arsimin profesional është e shkëlqyer dhe se do ta mbështesë me projekte konkrete.

Ministri Veliaj e ftoi ministren Heinisch-Hosek për një vizitë në Shqipëri, për t’u njohur më nga afër me sistemin e arsimit dhe formimit profesional.

 

Share This Article
4 Comments
  • Vërtet ndihesh kënaqur kur shikonë politkanë të rinjë të një kalibri të lartë dhe mbushes me krenari se ky vend do bëhet PËRSHËNDETJE zoti Velija

  • Erjon Veliaj, eshte fytyra me e qarte, qe tregon, suksesin e ministrise qe drejton, por edhe imazhin e qeverise, se kete rradhe kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur njerezit e duhur, per ta nxjerre Shqiperine nga tranzicioni i koleres Nano-Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *