‘Zbërtheu’ 8 grupe kriminale, GJKKO lë në burg Nuredin Dumanin, masa i komunikohet në spital (17 akuzat që rëndojnë ndaj tij)

Ornela

I penduari i Drejtësisë, Nuredin Dumani është lënë në burg. Masa e sigurisë iu komunikua ditën e sotme nga Gjykata e Posaçme në ambientet e spitalit, aty ku Dumani ndodhet i shtruar që pas arrestimit të tij, pasi ishte i plagosur me dy plumba në shpinë.

Po ditën e sotme, do të jepen edhe masat e sigurisë në orën 11:00 për 18 të arrestuarit dhe 14 të shpallurit në kërkim, të akuzuar për një sërë krimesh nga operacioni ‘Plumbi i artë’ i SPAK.

Dumanit i është komunikuar të parit masa në ambientet e veçanta të një spitali.

Nuredin Dumani u arrestua disa javë më parë, pasi i shpëtoi një atentati në Elbasan. Ai u prangos në një banesë në Fier, ku strehohej, ndërkohë që ishte i plagosur.

Nuredin Dumani u kthye në bashkëpunëtor të drejtësisë, duke zbërthyer 23 ngjarje kriminale të kryera nga 8 banda të rrezikshme, e duke përmendur çdo bashkëpuntor që ka pasur për çdo ngjarje.

DOSJA
Nuredin Dumani, i datëlindjes 26.04.1987, lindur në Selishtë, Dibër dhe banues në Durrës, me arsim 8-vjeçar, i papunë, me status civil i martuar, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë, aktualisht i paraburgosur për një vepër tjetër penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të:

1-“Vrasje me paramendim”, e kryer për interes dhe me pagesë, në dëm të viktimës Fatmira Habili (Dedaj), finalizuar në datën 14.09.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në formën e mbajtjes, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

2-“Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, (vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagje 28 Nëntori, Elbasan).
3-“Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Bujar Çela, kryer në datën 17.09.2020, në Elbasan, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal.

4-“Vrasje me paramendim”, e kryer për interes, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Lulzim Masha (ndodhur në Tiranë) “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal.

5-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

6-“Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të banesës së shtetasit Talo Çela (ndodhur në datën 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

7-“Dhuna në familje” në dëm të shtetases Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

8-“Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan – Berat), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

9-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
10-“Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Mustafa Subashi, (ngjarje e ndodhur në Durrës në datën 29.01.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

11- “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Elton Kila (i thirrur Oti), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

12- “Vrasja me paramendim”, për motiv hakmarrje, e mbetur në tentative, në dëm të shtetasit Arben Çeta (ngjarje e ndodhur në datën 14.11.2013 në qytetin e Elbasanit) si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

13- “Vjedhje me dhunë”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, në dëm të argjendarit Lirak Bajraktari në Elbasan.

14- “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Shyqyri Shala, e kryer në datën 13.02.2012 në qytetin e Kavajës, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

15-Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamit Haxhia, e kryer në datën 11.02.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

16-“Vjedhjes me armë në bashkëpunim”, në dëm të shtetasit Xhemali Liçi (ngjarje e ndodhur në datën 19.12.2012 në qytetin e Elbasanit), “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

17- “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Astrit Ademi kryer në datën 17.06.2013, Maminas Vorë, në bashkëpunim të posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *