Për finalen e Conference League, Tirana do të ketë tre Fan Zona për të pritur tifozët që nuk do të kenë bileta dhe do ta shohin ndeshjen jashtë stadiumit. Ai tha se Amfiteatri Veror i Liqenit dhe pedonalja “Murat Toptani” do të kthehen në Fan Zone për tifozët e Romës dhe Feyenoord, ndërsa sheshi “Skënderbej” do të presë tifozë neutralë, në mënyrë që edhe ata që nuk kanë bileta, ta shijojnë ndeshjen me po të njëjtën atmosferë si në stadium.
“Kemi përgatitur tre fan zona: Për të gjithë ata qytetarë që kanë pyetur se ku mund ta shohin ndeshjen nëse s’janë tifozë të Romës apo Feyenoord-it, vendi i duhur është sheshi “Skënderbej”, ku do të jetë fan zona e përbashkët. Tifozët e Romës, të cilët identifikohen me pjesën jugore të stadiumit, do të mblidhen në zonën e Amfitetarit të Liqenit, kurse tifozët e Feyenoord do të hyjnë nga ana veriore e stadiumit dhe do të mblidhen te pedonalja e Tiranës”, theksoi ai.
Veliaj shprehu besimin se finalja do të jetë një festë e madhe për Tiranën, që përkon edhe me Kryeqytetin Europian të Rinisë. “Mezi pres që ta kthejmë në një super festë për Tiranën, një super imazh për Shqipërinë. Ky është viti i Tiranës dhe duhet ta maksimizojmë si një mundësi që na vjen një herë në jetë ose të paktën një herë në gjeneratën apo në mandatin e Bashkisë sonë, për të dhënë më të mirën. Për këtë lipset jo vetëm skuadra e bashkisë, por skuadra e gjithë Tiranës”, nënvizoi kreu i Bashkisë.
Finalja e Conference League, kompeticionit të UEFA-s që do të zhvillohet në Tiranë më 25 maj, pritet të sjellë mijëra tifozë nga Italia dhe Holanda. Ndërkaq, të gjitha biletat për të parë ndeshjen tashmë janë shitur nga UEFA.

Festa juaj eshte feste zgjebsash,,Dasem katundaresh,Shyqyr qe u martu Lala.
Kush po ta dhjet festen ty?Nuk i paske cu biletat 100 mije euro..
Kane vajtur cmimet kacafiiiuuuu.
Trefishu.
Shtoni rrogat! Ate shif!
Po kur e shkel ti gjuhen shqipe, haram te qofte qumeshti nenes!