Kokaina e fshehur në anijen me qymyr në Durrës, përfundojnë kontrollet, sa drogë u sekuestrua

Ornela

Kanë përfunduar kontrollet e ushtruara nga policia në anijen me qymyr, brenda së cilës u gjet një sasi kokaine.

Anija u bllokua në portin e Durrësit pak ditë më parë. Në total kanë rezultuar 59 kg kokainë, të cilat janë sekuestruar.

Kujtojmë se anija me qymyr vinte nga Kolumbia dhe u ndalua të martën në Portin e Durrësit. Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar. Qymyri ishte porositur nga një kompani turke që operon në Shqipëri.

 

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *