“Ne i kemi thyer shtyllën kurrizore një prej ushtrive më të forta të botës.”
Kështu është shprehur ditën e sotme Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky për pushtuesin që u fut në vendin e tij më 24 shkurt.
Ndërsa vijonte me figurën letrare, lideri ukrainas shtoi se rusët tashmë s’do mund të çohen në këmbë për disa vite. Megjithatë, ai paralajmëroi që pritshmëritë për atë se çfarë mund të arrijë Ukraina në fushën e betejës të mos jenë të larta.
Zelensky tha se kthimi në “status quo-në” e 23 shkurtit, përpara se pushtuesi të futej në territor, do të përfaqësonte fitoren. Kjo do të nënkuptonte një fund të fazës së parë të luftës, tha ai, duke shtruar se konflikti mund të zgjidhej plotësisht vetëm përmes diplomacisë.
Zelensky këmbënguli se vendi i tij është përgatitur siç duhet për pushtimin dhe u bëri thirrje rusëve që të mos e nënvlerësojnë Ukrainën. Këto deklarata presidenti ukrainas i bëri në një intervistë 75-minutëshe të regjistruar paraprakisht së bashku me gruan e tij, Olena Zelenska.
Intervista u bë me rastin e trevjetorit të marrjes së detyrës.
a.m/dita

Ky koqja nje kllaun ne zanat me armatimin e dhene nga NATO mburret me asgjesimin e hekurishteve te armeve te asgjesuara, tanket te kohes se ish BRSS, shiko shkaterimin e ushtrise dhe te vendit tend qe nuk do te behet me kurre si me pare.
Te kane ikur llokma te majme teritoresh tashme te pakthyeshme si Krimea, Dohansk etj , ruaj teritoret e tjera.
Te kane emigruar neper Evrope si cifuti ne shretetire 6 milion ukrainas, ke krijuar nje krize globale dhe shtrentuar jetesen e qytetareve te botes per nje tangerllek qe kerkoje antaresimin ne NATO.
Perendimi te keqperdori te nxiten dhe te futen ne lufte per t’u vrare ruset qe jetojne ne keto dy shtete.