Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin Balldre-Lezhë.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe shkak i aksidentit është bërë prerja e rrugës nga një prej drejtuesve të makinave.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur një person i plagosur i cili është nisur menjëherë drejt spitalit të Lezhës në gjendje të rëndë për jetën.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia për zbardhjen e plotë të rethanave të aksidentit.
a.m/dita
