PS ofroi kompromis për ndryshimin e rezolutës për Srebrenicën, kërkoi të përfshihej dënimi i Berishës! ‘Rithemelimi’ e refuzoi

Amelda Amelda

Partia Socialiste i ka kërkuar përfaqësuesve të ‘Rithemelimit’ të Sali Berishës kompromis për të hartuar një rezolutë të dakordësuar, për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë, duke përfshirë edhe elemente të tera në tekstin e dokumentit. Konkretisht, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka kërkuar propozuesit e rezolutës, deputetit Tirtan Shehu, që në tekstin e rezolutës të përfshihej edhe dënimi i bashkëpunimit të Sali Berishës me Millosheviçin, para, gjatë dhe pas masakrës së Srebrenicës.

Balla e ka vënë theksin tek thyerja e embargos së OKB-së nga Sali Berisha, duke furnizuar me naftë makinerinë e luftës së me Millosheviçit, pikërisht në vitin 1995, që përkon me masakrën e ‘kasapit të Beogradit’ në Srebrenicë. Ofertën për kompromis PS-ja e ka artikuluar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, në 11 maj 2022, një ditë para se rezoluta sipas versionit të ‘Rithemelimit’ të rrëzohej në Parlament.

“Nëse në korrik të vitit 1995 ne kemi ende diçka të pashprehur që unë jam dakord, dhe këtu po të ftoj pastaj kompromisin; meqenëse ngjarja ka ndodhur në korrik të vitit 1995, bujrëm, të ndëshkojmë me deklaratë edhe Presidentin e Shqipërisë së asaj kohe, Sali Berisha, Parlamentarizmi dhe politika janë arti i kompromisit dhe unë po të ofroj kompromisin. Kompromisi është, bujrëm, të bëjmë një deklaratë për këtë çështje, ku pjesë të deklaratës së Kuvendit, të rezolutës së Kuvendit, të jetë dënimi i bashkëpunimit të Sali Berishës, të kompanisë “Shqiponja” në furnizimin me karburant të regjimit të Milosheviçit, i cili ua transferonte Mlladiçit dhe Karaxhiçit që vrisnin jetë të pafajshme. Dakord, bujrëm, si pjesë e rezolutës të përfshihet edhe kjo çështje; nëse jo, s’biem dakord. Meqenëse ngjarja ka ndodhur në korrik 1995, meqenëse ju e keni furnizuar makinerinë vrasëse, dhe s’ka asnjë dyshim, se ky është një fakt që tashmë dihet botërisht, natyrshëm, të dënojmë edhe ata që e furnizuan makinerinë, që thyen embargon e Kombeve të Bashkuara, që shtrinë tubat në liqenin e Shkodrës për të furnizuar me karburant makinerinë vrasëse dhe e bëjmë rezolutën”, ka propozuar Balla.

Furnizimi me naftë i Millosheviçit tashmë është pranuar publikisht edhe nga vetë Sali Berisha. Furnizimi me naftë është bërë përmes kompanisë ‘Shqiponja’ të PD-së, ku si për ironi, administrator i saj ka qenë pikërisht Tritan Shehu. Gjithsesi, deputeti Shehu nuk e ka pranuar propozimin e Ballës për ndryshimin e tekstit të rezolutës së publikuar.

“Duhet të jemi seriozë, këtu ka një procedurë parlamentare, është paraqitur një rezolutë nga një grup kolegësh dhe kjo nuk ndryshon, të cilën ose mund ta votoni, ose mund të mos e votoni. Dakord, mund të mos e votoni, atëherë e hapim debatin nesër në seancë plenare… Këtu nuk bëhen diskutime teorike të heqim këtë pjesë apo atë pjesë, sepse nuk ka të tilla gjëra, ky është materiali i saktë ose merreni, ose lëreni. Kaq. Nëse nesër nuk futet në rend dite, atëherë në atë debatin 10-minutësh që na përcakto Rregullorja do të diskutojmë për këtë çështje, pastaj vazhdojmë përsëri. Por ta keni parasysh se Rregullorja e thotë qartë: brenda 30 ditësh duhet futur në rend dite”, ka pohuar deputeti Shehu.

a.m/dita

Share This Article
10 Comments
  • Atehere paraqitni ne kuvend dy versionet e rezolutes. Njeren ashtu sic e deshiron opozita e Saliut dhe tjetra me shtojcat e bera nga PS-ja. Hidhini qe te dy versionet per votim dhe ai version qe do te kete shumicen le te jete rezoluta zyrtare dhe perfundimtare e kuvendit te Shqiperise per denimin e genocidit serb ne Srebrenice.

    • Qellimi i Balles duket qarte te mos pranohet genocidi ne Srebrenice ( sepse i mbetet hatri sivellait te Rames ) prandaj dhe per “kompromis ” i ka kerkuar Shehut qe PD ( Sale shpellari & Co ) te denojne rolin e Berishes ne thyerjen e embargos duke e ditur paraprakisht se larot e Sales as neper mend nuk e kalojne kete dhe kjo automatikisht zhvlereson ” kompromisin ” e drejte eshte ajo se nje rezolute duhej bere per genocidin ne Srebrenice dhe nje rezolute tjeter per rolin e Sales ne thyerjen e embargos

  • Pse nuk bëni një rezolutë tjetër, ju të PS-së ku të dënoni Berishën dhe Tritan Shehun që ndihmuan Milosheviçin për të vrarë njerëz të pafajshëm?! Futini të dyja rezulutat dhe meqënëse keni shumicën, mos pranoni atë të PD-së dhe miratoni tuajën. Tritan prasi diskreditohet dhe kalon rezoluta e PS-së.

  • SI MUND TE PRANONTE ISH- QEHAJAI I BOSIT TE MADH BERISHA, NE KRYE TE “ SHQIPONJES”- ?
    ( LEXONI “ BJELLI ORLI” – SHQIPONJAT E BARDHA” SERBE) QE FURNIZONTE ME NAFTE E BENZINE AUTOBLINDAT E TANKET, MAKINEN E TERRORIT DHE GENOCIDIT SERB TE SLLOBODAN MILLOSHEVICIT DHE TIGRAT” E PARAMILITARET E ARKANJIT”JO VETEM NE SHEBRENICE E BOSNJE POR EDHE NE PRISHTINE E QYTETE TE TJERA TE KOSOVES NEN SHTERRETHIM TIPIK NAZIST!?

  • LARG QOFTE QOFTELARGU !

    SI MUND TE PRANONTE ISH- QEHAJAI I BOSIT TE MADH BERISHA, TRITAN SHEHU NE KRYE TE “ SHQIPONJES”- ? ( LEXONI “ BJELLI ORLI” – SHQIPONJAT E BARDHA” SERBE) QE FURNIZONTE ME NAFTE E BENZINE AUTOBLINDAT E TANKET, MAKINEN E TERRORIT DHE GENOCIDIT SERB TE SLLOBODAN MILLOSHEVICIT DHE TIGRAT” E PARAMILITARET E ARKANJIT”JO VETEM NE SHEBRENICE E BOSNJE POR EDHE NE PRISHTINE E QYTETE TE TJERA TE KOSOVES NEN SHTERRETHIM TIPIK NAZIST!?
    E SOT PAS GATI 30 VJETESH ORVATET TE MARRE FLAMURIN ZHELAN ( E RRECKOSUR ) TE ANTIGENOCIDIT DHE ANTITERRORIT SHTETEROR SERB NE BOSNJE E NE KOSOVE !?
    PO A NUK ISHTE PO AI QE PAT DEKLARUAR ME TUPANA TE SHQYER SE KISHTE LEJUAR KETE AKT CNJEREZOR SE “ E KISHTE BERE NJE GJE TE TILLE PER TE NDIHMUAR KOSOVEN DHE POPULLIN E SAJ” NDERKOHE QE TANKET E AUTOBLINDAT E MILLOSHEVICIT TYMOSNIN DHE SHQYENIN ME ZINXHIRET E TYRE RRUGET E PRISHTINES DHE QYTETEVE TE TJERA TE SAJ, ME NAFTEN E “ SHQIPONJES” SE TIJ !?
    CKA NUK PJELLTRURI I DJALLIT !?
    LARG QOFTE

  • Nese berisha ka thy embargon eshte turpi juaj qe nuk e keni akuzuar gjer sot apo ju duhen dhe nja tre mandate te tjera?
    Rezoluta e sebrenices eshte e sebrenices pra o votihet jo o votohet po ju votuat jo
    Tani paskeni bere kompromis me rithrmelimin e berishes
    Po ai per ju ishte i vdekur si ndodhi qe ju beni pazar me te vdekurit

  • Berisha”furnizoi” Miloshevicin me nafte pa (kur amerika monitoronte dhe mizat qe fluturonin per Serbi) dienin e Amerikes.Rama “Patriotis” me Vucic krijojne jugosllavin e re(OPEN BALLKAN) ne “kundershtim” me planin Rus Pyes “antiruset” shqiptare e vecanerisht grupimin shoqeror “anti sllavo-grek” KUSH ESHTE TRADHETARI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *