Jo vetëm Biden, Zuckerberg dhe Morgan Freeman gjithashtu në listën e zezë ruse

Amelda Amelda

Përveç Joe Biden, mes 963 personaliteteve amerikane të cilëve u është ndaluar hyrja në Rusi janë edhe Mark Zuckerberg dhe Morgan Freeman.

Ministria e Jashtme ruse ka bërë publik një dokument ku përfshihen kryesisht zyrtarë qeveritarë, deputetë, por edhe anëtarë të shoqërisë civile si CEO i Meta-s dhe aktori hollivudian Morgan Freeman, të akuzuar nga diplomacia ruse se kanë regjistruar një video në vitin 2017 ku pretendohej se Rusia po kryente një “komplot” kundër Shteteve të Bashkuara.

Ministria e Jashtme ruse siguron se Moska mbetet e hapur për “dialog të ndershëm” dhe dallon popullin amerikan nga autoritetet “që nxisin rusofobinë”.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *