E dielë me temperatura që ngjiten deri në 32 gradë Celsius, ky është parashikimi i motit për ditën e sotme

redaktor

 

Shqipëria do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë i  kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare të jenë dominante.

Sipas MeteoAlb kjo situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë orëve në vijim ku kthjellimet do të jenë të pranishme pothuasje në të gjithë terrritorin, përjashtuar zonat malore ku në ekstremin verior të vendit  pritet zhviilim i vranësirave duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë  në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 32°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor -veriperëndimore, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

i.b. / dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *