Tre ambasadorëve më të rëndësishëm në Republikën e Shqipërisë (në vend të kartolinës)

editor

Meqënëse, me praninë tuaj, nën kujdesin dhe këshillat tuaja si dhe me ndërhyrjet tuaja, gjatë vitit 2012 Shqipëria arriti:
– Të zërë vendin e parë në Evropë për korrupsion dhe të zbresë 18 vende poshtë në listën botërore të vendeve më të korruptuara.
– Të amnistojë fajtorët e masakrës së Gërdecit.
– Të mos arrestojë e dënojë fajtorët e vrasjeve të 21 janarit 2011.
– Të shtojë në mënyrë marramendëse pasuritë e pushtetarëve dhe familjeve të tyre.
– Të shpallë të pafajshëm  qeveritarët që, me zë dhe figurë, na treguan se po përgatiteshin të vidhnin gati një milion Euro dhe, nga ana tjetër, të ndalojë disa fëmijë të komunitetit Rom dhe t’iu konfiskojë atyre disa thasë me kanoçe që i mblidhnin në vendhedhjet e plehrave.
– Të vazhdojë të mos prodhojë thuajse asgjë (sipas Bankës Botërore).
– Të shtojë numrin e familjeve të ngujuara nga gjakmarrja.
– Të rrisë ndjeshëm shkallën e varfërisë së fëmijëve.
– Të shtojë frikshëm kriminalitetin (vetëm femra u vranë 25).
– Të zërë vendin e parë në botë për trukimet në sport.

Ne ju falënderojmë që:
– Na treguat se për t’u anëtarsuar në BE ka rëndësi miratimi i dy – tre Ligjeve dhe jo zbatimi i Ligjit nga qeveritarët.
–  Qeveritë tuaja janë gjithmonë me “të dobëtin” (madje, me “të dobëtit fare” si kryeministra, ministra, kryetar bashkish apo deputetë).
– “Popullit shqiptar i është hequr mundësia të ndërrojë lirisht qeverinë e vet” (sipas DASH ), por ai që “qëndron në krye të trukimit të zgjedhjeve” mund të vijojë të qeverisë një popull që e urren
– Na sqaruat se kryeministri që kërcënon opozitën se “Po erdhët edhe një herë para zyrës time do ua bëj më keq se në 21 janar…”, nuk ka bërë ndonjë gabim kush e din çfarë, por duhet qortuar se ” është shumë i drejtpërdrejtë”.
– Na premtuat se do të na rrini gjithmonë afër dhe do të monitoroni nga afër zgjedhjet e ardhshme (ashtu si ato të mëparshmet).

Dhe për vitin 2013, ju urojmë që:
– Ju të vazhdoni këshillat dhe konkluzionet as mish, as peshk, për shkaktarët realë të prapambetjes demokratike të Shqipërisë.
– Të monitoroni “nga afër” procesin zgjedhor të qershorit 2013, por ta përkufizoni “nga larg” përgjegjësinë e shkeljes së normave zgjedhore me të tilla klishe si “Edhe tek ne ka të meta në zgjedhje “.
– T’i cilësoni “burra shteti” dhe “yje në ngjitje” ata që ekzekutojnë popullin në rrugë dhe që vrasin votën dhe shpresën e tij
– Dhe, diplomacia e kafeneve dhe birrave, e aplikuar deri tani, të ketë sukses edhe në të ardhmen…

Duke na bërë të besojmë me mllef e  trishtim shprehjen e hidhur të Iain Pears: “Diplomacia dhe virtyti nuk ndihen mirë në shoqërinë e njëri – tjetrit”…
Mbetshi me shëndet, Viktor Malaj

Share This Article
7 Comments
  • Bravo zoti Malaj. Ke shkruar aq vertete sa cudi qe ta paskan botuar. Nuk na e kane fajin ambasadoret por ne vete, populli, opozita ne rradhe te pare. Ti vazhdo shkruaj se paske pene te mprehte.

  • Kjo eshte e verteta. Te lumte per saktesine dhe mprehtesine. Ambasadore qe krihen ndersa ne digjemi. Qe te tre pa asnje dallim.

  • Sakte fare ! Pa arritur ne fund te shkrimit mendova se autori duhet te ishte i nderuari Adrian Thano . Ne fund pashe qe autori ishte Viktor Malaj…E uroj qe per vitin e ri ta shohim sa me shpesh ne media ! Me kete rast urime per gazeten DITA , z.Adrian Thano dhe gjithe komentuesit e saj !

  • Ky interneti i ka nxjerr jasht perdorimit kartolinat,sidomos me facebook dhe mundesite qe ofron ai per urime e komunikime,sic eshte rasti i ndrrimit te viteve.Ide e bukur kjo e zotit Viktor Malaj per t’u derguar keto “urime” e “fletelavderime” treshes kalorsiake diplomatike qe po lejne nam ne Shqiperi.Personalisht nuk do te isha per t’ua kerkuar ketyre diplomateve(te cilet ne analize te fundit punojne per interesat e kohes e ato strategjike te qeverive qe perfaqesojne),por ato qe “s’kane bere” diplomatet e huaj eshte me mire t’ia kerkojme hesapin vet-vetes qe s’kemi levizur me nder buthen tone per te arritur keto qe kerkohen prej tyre.Neve na i vjedhin votat dhe ne po “c’me duhet mua,ka kush lufton”, “po nderkombetaret cfare bene,etj”,neve na vjedhin gje e katandi dhe te gjitha asetet kombetare,neve na vjedhin gjykatesit e juristet tane,na zhvasin biznesmenet e korruptuar dhe deputetet e tyre te paguar, neve na vrasin njerezit tane ne pune e ne bulevard ne dite te diellit e ne perseri “larg bythes sime”, “c’me duhet mua ore vella” “ka kush merret me keto” e ne votojme perseri,i degjojme neper metiungje kur na genjejne e na bejne per budallenj e bageti dhe ne s’kemi turpin me te vogel e ua kerkojme te huajve te merren me hallet tona,t’ua mberthejne doren vrastare kur vrasin,te na i kapin e te na i gjykojne hajdutet e kriminelet tane keta nderkombetaret e qeverite e tyre!Pika qe s’na bije se nga te tjeret presim!Hallall i pacim te gjjithe te keqiat.

  • Vone kam fillua te lexoj kete gazete shume realiste dhe te guximshme.Kjo ashte detyra e gazetareve te vertete e jo gazetaruceve qe u rrine pas bytheve qeveritareve per ndonje perfitim personal.Kesaj kartoline nuk kam çfare t’i shtoj as edhe nje presje por do te kisha deshire t’j,u a postoni nga nje kopjo tre ambasadoreve e per dijeni edhe presidenteve te shteteve perkatese nga ata i perfaqesojne qofte e Bashkimit Europjan qe ta dijne mire se kush i perfaqeson ne Shqiperi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *