Berisha në garë për drejtimin e PD, Basha: Të frenojmë mbetjet e komunizmit

J L

Ndërkohë që vijon votimi për zgjedhjen e kreut të ri të PD, proces ky i organizuar nga Komisioni i Rithemelimit, ka ardhur reagimi i parë nga Lulzim Basha.

Duke mos i përmendur zgjedhjet e sotme, Basha ka zgjedhur ta japë mesazhin e tij përmes 38-vjetorit të revoltës së Qafë Barit.

Me një term që i është drejtuar Berishës që kur nisi përplasja mes tyre pasi e përjashtoi nga grupi i PD, për t’i kujtuar shqiptarëve që të mos e marrin lirinë si të mirëqenë, Basha shkruan se nuk duhet t’i lënë “mbeturinat e komunizmit të relativizojnë dhimbjen dhe përgjegjësitë e të shkuarës”.

“Me 22 maj 1984, 11 vite pas kryengritjes së Spaçit, në një tjetër burg mizor të diktaturës komuniste ringriti krye shpresa për liri dhe kundër padrejtësisë. Sot përulemi me respekt para heroizmit të martirëve të revoltës së Qafë-Barit, Sokol Sokoli dhe Tomë Ndoja, dhe qindra bashkëvuajtësve të tyre, të burgosur politikë që sfiduan me kurajo regjimin gjakatar nga brenda kampit të vuajtjes, ku dhuna e egër ishte e vetmja gjuhë me të cilën diktatura u komunikonte mizoritë e saj njerëzve të lirë, që nuk u dorëzuan kurrë përballë regjimit. Revolta e Qafë Barit është pjesë e trashëgimisë politike të rezistencës antikomuniste, e bashkë me vendet e kujtesës, përbën një pasuri shpirtërore dhe kulturore që duhet mbrojtur e nderuar për të mos lejuar që harresa të fshijë vuajtjet dhe sakrificat që farkëtuan shpirtin e rezistencës ndaj regjimit mizor, për të mos lënë mbetjet e komunizmit të relativizojnë dhimbjen dhe përgjegjësitë e të shkuarës, për të mos e marrë kurrë lirinë si të mirëqenë. Lavdi përjetë martirëve të Revoltës së Qafë Barit”, ka zgjedhur të shkruajë Basha.

 

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Per çfare komunizmi flet ti mor kaqol. Druzhe Sala eshte agjent I regjur serb dhe antishqiptari me I terbuar. Shiko veten se kujt I sherben me mire, serbit, rusit a grekut.

  • Pamvaresisht si erdhi ne krye te PD,,Basha kreu nje akt qytetar,Evropian duke perjashtuar mbetjen e Bajraktarizmit komunist Sali Berisha.
    Jam Mirenjohes Vepres tije te veshtire.
    Askush nuk GUXOI para Bashes.
    Edvin Rama dhitet ne breke para Berishes.
    Populli shqiptar,tallava,maskara,kurre nuk ka per ta kuptuar vepren e veshtire te Bashes.Kurre nuk ka per ta vleresuar qendresen heroike ne Seline e Rrethuar te PD.Rendesi ka qe e kane vleresuar Pellimb Xhufi dhe disa intelektuale .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *