Ishte larguar nga banesa, e moshuara gjendet e mbytur në liqenin e Pogradecit

J L

Një 71-vjeçare është gjetur e mbytur paraditen e sotme në liqenin e Pogradecit.

Viktima është identifikuar si Hatixhe Qeska, e cila kishte ikur nga banesa e saj në Korçë, në 12 shkurt të këtij viti.

Sipas Policisë, e moshuara është gjetur pranë vendit të quajtur “Pompat e Tushemishtit”, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sakaq, ka nisur puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 22.05.2022, rreth orës 11:35, jemi njoftuar se në vendin e quajtur “Pompat e Tushemishtit” në Pogradec, është gjetur e mbytur në liqen shtetasja H. Q., 71 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ishte larguar nga banesa më datë 12.02.2022. Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *