Nga gjakosja e Shkodrës te përgjakja e Shqipërisë, ish-ministri diplomat sjell historinë e vendit nga pranvera ’91 në pranverën ’97

redaktor

 

Këtë të shtunë, më datë 21 Maj 2022, u promovua në ambientet e Muzeut Kombëtar libri “Nga Gjakosja e Shkodrës tek Përgjakja e Shqipërisë” i ish-ministrit dhe ish- diplomatit Shaqir Vukaj.

Në librin voluminoz, Vukaj i kthehet një periudhe të vështirë të Shqipërisë, nga pranvera ’91 deri tek pranvera ’97. E vitet mes këtyre ‘pranverave shqiptare’ janë të mbushura me ndryshime dhe ngjarje jo gjithnjë të paqta.

Ato vite, shpesh, mbizotëronte ndasia, e pabukura dhe frika në Shqipëri.
Për të hedhur dritë mbi zhvillimet e a një kohe jo fort të largët, Vukaj ka përdorur shënimet përsonale e mbajtura gjatë atyre viteve, pa u munduar as të glorifikojë e as të përdhosë.

Ai dëshmon të vërtetën e tij me vështirësitë dhe arritjet si kryetari i parë i Partisë Socialiste në Shkodër, si deputet i kësaj force politike dhe nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë e, mbi të gjitha, si Ministër i Mbrojtjes në qeverinë e Pajtimit Kombëtar.

Dëshmia e Vukaj nuk tenton as të drejtojë gishtin e përgjegjsisë ndaj ndokujt, as t’i japë merita të pamerituara të tjerëve.

Hapur dhe pa doreza, ai tregon versionin e vet të një kohe të përgjakur tranzicioni, ashtu si ishte, ashtu si e përjetoi, që nga 2 Prilli i shëmtuar, me djegien dhe vrasjet në Shkodër, deri në kohën kur vorbulla e shëmtuar e vëllavrasjes u përhap në të gjithë vendin në pranverën e mbrapshtë të vitit 1997.

Në promovimin e librit “Nga Gjakosja e Shkodrës tek Përgjakja e Shqipërisë” ishin të pranishëm figura të rëndësishme të letrave, publicistikës dhe politikës së vendit, bashkëpuntorë të ngushtë të z. Vukaj ato vite e më vonë.

Ish Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Namik Dokle, prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj, ish- Ministrja e Jashtme Arta Dade, gazetarja Rudina Xhunga, ushtarakë, intelektualë të Shkodrës, miq e dashamirës.

Qëndrimi i hapur, larg ndasive, bashkëpunues përtej kaheve i z. Vukaj, që shfaqet edhe në këtë libër të tij u nënvizua edhe nga folësit që, gjithashtu, theksuan se kjo dëshmi me vlerë historike vlen edhe si mësim që shëmtia e një kohe të shkuar të mos lejohet të përsëritet.

i.b. / dita

 

Share This Article
6 Comments
  • Eshte nje liber simbol qe po publikohet ne gazeten DITA pikerisht sot kur Udheheqesi Legjendar i Shqiperise Demokratike Zoti Sali Berisha rizgjidhet edhe per 30 vjet te tjera Kryetar i Partise se Lavdishme Demokratike.

    Jetojme ne Albanistan ku organi me i rendesishem i Drejtesise SPAK e ka organizuar ne menyre prefekte mbrojtjen e gjeniut te Lalezit… ndersa kriminelet ordinere bien vete ne rrjeten e tij pasi plagosen rende dhe shtrohen neper spitale.

  • Nuk mbulohet dielli me shoshe thote populli mencur . Nuk ka vlere libri , por ka vlere nga erdhen , pse u bene , kush i beri , kush eshte fajtori , ose kush parti i sajoi gjithe keto viktima te pa fajeshme . ? Ku ishte interesi , pislleku ?Kush kishte interes ? ,si qysh e tek e tj. Te gjitha duhen zbardhur .

  • I shpalosni ju zoti Vukaj krimet e asaj periudhe e ndrlikimine perfshirjen ne to te kriminelit apo bandit3ve akoma te pahetuar e te padenuar ne kete vend te kapur peng nga Salihu i Tmerrshem,por ai edhe sot e ka kapur drejtesine ,apo me mire SPAKUN per gryke.A nuk u bende per kete kur kryetari i SPAKUT deklaroi pa iu drishur zeri e qerpiku perpara KLP-se se nuk ka ndonje hetim/dosje per Sali BErishen e Ilir Meten?! Doni me per “Belulin”=Arben Krajen?! Asnje shporese qe inkuizitori i ketij populli e ketij vendi,Salih Ram Berisha te hetohet!Do mbetemi me shpresen qe dikush ne kete vend te vendose te largoje te kapurit e drejtesise edhe sot akoma nga Berisha,Meta e Compani qe me ne fund te behet ndonje dite drejtesi.Me Arben Krajen asnje shprese as per Berishen e as per Meten.Vetem per peshqit e vegjel,te vecuar dhe jo per padronet e krimit e mafies shqiptare me kollaro te bardha e rol deciziv ne politike,per ta kthyer kete vend permbys.Ky eshte roli i SPAKUT te sotem te Krajes!Fatkeqesisht!

    • Pse qahen Ripjellesat nga Berisha?
      Me Saliun kishit aleance per 8 vjet
      Si thoshte kryebajga juaj ne Kuvend, lereni Saliun te gezoje pensionin.

  • shkruajnë dhe idiotët??
    shko mor ambasador i leshit dhe na bëj propagandë për putanën e rusisë,se atje të djeg zemra!!

  • Asht plake tuj rrejte ky Shaqir Vuka, i biri i kriminelit Bejto Faslia.
    Pse Shaqir Vuka nuk quhet Shaqir Faslia si i jati Bejto Faslia?
    Sepse i jati ka kene kriminel dhe ka kene ne gjak me malsort. Bejto Faslia i ka prè n’bese malsort dhe ka hi ne gjak me ta. Sa malsorin e kan vrà Bejto Faslia me bashkepuntort e vet!!!! Prandej ia ka ndrru mbiemnin te birit Shaqir per me humbe gjurmt e veta.
    Tesh i biri i kriminelit, qe ka mbeshtete tane jeten krimet e komunistave dhe i ka sherby atyne atehere dhe sot, po na difton se kush i bani krimet ne Shkoder.
    Shko mor Shaqir Vuka Faslia se nuk t’beson kush veç kalamajve qe nuk dijne kurgja pose çks lexojne rlibra-renat tuja.

    Po vjen malcori i degjenerum me na diftu nè ne Shkoder se si asht Shkodra.
    Shkodra ka kene gjithmone me kulture dhe historikisht nuk ka perdore kurr dhune, pose kur i asht dashte te mbrohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *