Sa të rrezikuar jemi nga lija e majmunëve? Flet epidemiologu

J L

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, i ftuar këtë të hënë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” foli për rrezikun që paraqet lija e majmunëve, virusi që ka prekur shumë persona në disa vende të botës. Epidemiologu tha se është një virus që nuk paraqet rrezikshmëri.

“Është një sëmundje shumë e rrallë. Por kemi dhe një ndërgjegjësim më të lartë nga viruset. Nuk ka nevojë për vaksinim sepse nuk është aq shqetësuese. Në 2020, Republika e Kongos ka deklaruar 4600 raste por nuk ia vuri njeri veshin. Në 2022 kaloi Covidi dhe çdo lloj virusi përbën lajm.

Sigurisht që duhet parë, sistemi duhet ta ndjekë por është sëmundje ngjitëse që ka transmetueshmëri të ulët. Megjithatë është e mundur që nëse qëndrojmë pranë një personi që ka linë. Lija duket, shumica dërrmuese shfaqet në fytyrë”, tha epidemiologu.

Mes të tjerash, Alimehmeti foli dhe për fruthin, teksa tha se është ulur ndjeshëm shifra e vaksinimit të fëmijëve. Sipas tij, është një virus që paraqet rrezikshmëri ndërsa sqaroi dhe teoritë konspirative që e lidhin vaksinën e fruthit me autizmin.

“Fruthi është sëmundje serioze, vaksinimi në Shqipëri ka rënë goxha. Ka një diskutim 40 vjeçar pavarësisht se studimet kanë treguar të kundërtën. Kjo ka bërë një dëm të madh, mbulimi jonë është 92 përqind dhe ne na duhet 95 përqind e lart. Në 2020 dhe 2022 ishte pandemia dhe mund të ketë rënë. Te 91 përqind jemi në alarm. Kemi çdo vit 30 mijë bebe.”, tha mjeku.

Epidemiologu theksoi se prindërit duhet të jenë më të ndërgjegjshëm nëse vënë re simptoma te fëmijët e tyre.

Duhet kontakt shumë i shpejtë me mjekun pediatër. Është një sëmundje serioze. Duhen monitoruar fëmijët për shkak se kanë peshë trupore të vogël dhe kompenson shumë shpejt”, tha Alimehmeti.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Kjo semundje ngjitese ka vene ne alarm vendet ne BE. Pas Belgjikes, edhe vende te tjera si Anglia, kane vendosur karantinimin e detyrueshem 14-21 dite.
    Aq alarmante paraqitet gjendja, sa specialistet kane vendosur qe te futen ne karantine edhe ata qe kane qene ne kontakt me te infektuarin.
    Shenjat e lise se manmunit, pervec shperthimeve ne lekure, perfshijne edhe:
    Dhimbje koke
    Dhimbje muskujsh
    Temperature
    Femijet ky lloj virusi i prek edhe më shume.
    Cfare me ben pershtypje eshte, se ne harten e artikullit ne gazeten britanike, shoh qe Afrika nuk ka raste infektumesh, nderkohe qe kjo eshte nje semundje qe e ka origjinen nga Afrika.
    Mua me lind dyshimi se kemi perseri hedhje virusi. Sepse, tani po flutet edhe per fushate vaksinimi.
    Gjithsesi, i hedhur ose jo kjo semundje ngjutese mbetet e rreziksheme.
    https://www.dailymail.co.uk/news/article-10844809/EU-health-chiefs-tell-nations-prepare-vaccination-strategies-amid-scramble-contain-monkeypox.html

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *