Henrik Hoxhaj, bashkëpunëtori i drejtësisë ka treguar për grupin hetimor, detaje nga vrasja e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj, e cila ndodhi pasditen e 27 prillit 2020.
‘Abcnews’ bën të ditur se Hoxhaj ka deklaruar se për këtë “punë” gjatë kohës së pandemisë është kontaktuar nga Nuredin Dumani për eliminimin e Besmir Haxhiajt, për një shumë prej 70 mijë eurove. Hoxhaj shtoi se në pritë Besmir Haxhiajn e ka nxjerrë Klevis Alla, i cili ishte edhe shofer i makinës tip “Toyota”.
Ata kanë lënë takim për tek pazari i makinave. Besmir Haxhiaj kishte qenë bashkë me të vëllanë. Në këtë moment makina e autorëve ka dal paralel me të dy vëllezërve Haxhia dhe në këtë moment është hapur zjarr ndaj tyre, mirëpo ai që ka qëlluar ishte vetë Hoxhaj, pasi Dumanit i ngeci arma.
“Nuredini zbriti nga makina dhe gjuajti përsëri por në këtë moment atij i ngec automatiku dhe unë duke parë këtë gjë hapa derën dhe mora automatikun tjetër dhe gjuajta dhe disa fishekë drejt Golfit, dhe më pas ika. Nuk e mbaj mend se nga cila rrugë ikëm. Unë dhe Dumani kemi hipur në makinë, në një mjet tip Benz dhe jemi larguar drejt Tiranës. E pyeta Dumanin nëse shoferi e kishte djegur mjetin apo jo. Dumani më tha që e kishte djegur. Më pas mora vesh në media që ishte kapur shoferi ynë Klevis Alla bashkë me makinën. Kur kam parë fytyrën e tij në TV e pashë se ishte i njëjti person që ishte në makinë me mua dhe Nuredinin.” është shprehur Henrik Haxhiaj.
Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit, pas arrestimit.
SPAK ka goditur 8 grupe kriminale në Tiranë, Durrës dhe Elbasan dhe bëhet fjalë për krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje.

Vëllezërit Haxhiaj
j.l./ dita
