Shpërthim në një pikë karburanti në Shkozet, plagosen dy persona

J L

Një shpërthim ka ndodhur në një pikë të tregtimit të gazit në lagjen 14 në Shkozet.

Në pikën e tregtimit kanë qenë duke punuar dy pronarët dhe gjatë punimeve ka ndodhur një shpërthim.

Ata kanë pësuar djegie në pjesën e fytyrës dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka kryer veprimet hetimore, por dyshohet për një ngjarje aksidentale.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 11:00, në lagjen nr.14 Durrës, në një pikë shitjeje, si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer një bombël gazi.

Për pasojë janë dëmtuar punonjësit e pikës së shitjes, shtetasit R. K., 25 vjeç dhe E. K., 41 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *