“Po luan me zjarrin”, Joe Biden kërcënon me reagim ushtarak nëse Kina pushton Tajvanin

Ornela

Presidenti amerikan, Joe Biden, paralajmëroi Kinën se po “luan me zjarrin” në lidhje me qëndrimin e saj për Tajvanin dhe u zotua të ndërhyjë ushtarakisht nëse ishulli pushtohet.

Deklarata e bërë gjatë një dalje për mediat nga Japonia, ku po zhvillon vizitë zyrtare, duket se bie ndesh me qëndrimin e deklaruar të Shteteve të Bashkuara deri tani.

I pyetur nëse SHBA do të mbronte ushtarakisht Tajvanin nëse Kina e pushton atë, ndërkohë që nuk e ka bërë këtë në Ukrainë, Biden u përgjigj: “Po… ky është zotimi që kemi bërë. Ideja që mund të merret me forcë… nuk është e përshtatshme. Do të shkaktonte pasojë në të gjithë rajonin dhe do të ishte një tjetër veprim, i ngjashëm me atë që ndodhi në Ukrainë”.

Kina e konsideron Tajvanin si pjesë të saj dhe thotë që duhet të ribashkohet me shtetin amë. Ishulli, i quajtur zyrtarisht Republika e Kinës, u formua nga nacionalistët e strehuar aty në përfundim të luftës civile – të zhvilluar pas Luftës II Botërore – në përfundim të së cilës komunistët morën pushtetin në Kinë.

 

o.j/dita

Share This Article
3 Comments
  • sa interesante;
    me shume i do “bidoni” (baiden-i) kinezet ose taivanezet, sa duan ata njeri tjetrin .
    po keshtu bidoni (jo i cpuar), me pare donte sivellezerit
    ruse ose ucrainas, me shume se donin ata njeri tjettrin .
    kollosi i mendimit human dhe politik shqiptar “ngjala” (ngjela), do thoshte; natyrishte, se ata jane te kultures …”anglo saksone”
    mirpo une, qe ne te vetmen pike, qe “perputhem”
    me kocaqin faqe gurabi-ne, si pasardhesi i homorektusit
    me te vjeter ne planetin toke, si dyshues i thjeshte them;
    asnje i huaj nuk te do me shume, se ..vellai jot .

  • Aaaaa Zhaponi,Zhaponiiii.
    Kine ,Kore,Vietnam,Rusiii,,I BENTE TERBJET Zhaponi.
    Ashtu si Shqarthi mbyt mijte dhe gjarperinjte,brenda ne vrimat e tyre.
    Nuk lufton dot Luani me gjarperinjte dhe as Elefanti me minjte.
    Zonja Amerike,,Duhet Armatosur Zhaponi !
    Duhet paisur me Raketa berthamore Zhaponii,,se ay di e ben jatri.Shpirti heroik i Samurait nuk ka vdekur tek populli Japonez,
    Moj kala e Port Arturit
    Sec po lufton Dongo burri!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *