Dështoi raundi i dytë i presidentit, Rama: S’kemi partner, duhen dy për tango

Amelda Amelda

Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të ri dështoi. Në një prononcim për mediat, pas seancës plenare, kryeministri Edi Rama, i pyetur nga gazetarët nëse do ta ketë maxhoranca vullnetin për një raund të tretë, kreu i qeverisë u shpreh se për të kërcyer tango duhen dy vetë dhe ata s’kanë partner.

“Duhen dy për tango thonë, nuk mund të bëjmë tango vetëm. Nuk kemi partner”, theksoi Rama.

Sipas, kryeministrit zgjidhja për presidentin është një figurë që të përmbushë kriteret. Ai tha gjithashtu se nuk kanë ende një emër.

Zgjidhja është një njeri, i cili të përmbushë detyrimet që ne kemi karshi shqiptarëve për ta çliruar atë zyrë. Po të kishim vendosur do ta kishim shpallur,. Nuk kemi vendosur asgjë. Kemi ndjekur këtë proces, duke dëgjuar të gjithë. Duhen dy për tango. Kemi gjithnjë të qartë se s’ka partner.

Politika është ndërveprimi, dialog, shah dhe fjala nuk kam besim nuk është politikë. E kam sjellë disa herë shembullin tonë”, tha Rama.

Raundi i dytë për zgjedhjen e pasuesit të Ilir Metës u ezaurua pa asnjë kandidat të paraqitur në Kuvend. Marrëveshja mes maxhorancës dhe opozitës dështoi javën që lamë pas. Sipas marrëveshjes, iu la e drejta opozitës që në raundin e dytë dhe të tretë të propozonin emrat për kandidatin për president. Po, kjo zgjati vetëm disa orë, pasi Enkelejd Alibeaj u tërhoq.

Sipas negociatorëve të PD, maxhoranca duhet të zgjidhte një nga kandidatët që do të propozonte PD, ndërkohë që Taulant Balla deklaroi se kandidati për president do të duhej të mbante vetëm firmat e opozitës.

Sakaq, Balla ka deklaruar se edhe në raundin e tretë, ata do t’ja lënë në dorë opozitës të propozojë emra, pasi sipas tij ata do t’i përmbahen marrëveshjes së arritur. Nëse demokratët nuk sjellin sërish një emër, socialistët do të sjellin të tyrin për ta votuar në raundin e katërt.

a.m/dita

Share This Article
3 Comments
  • Kerkoni ndryshime kushtetuese.Presidenti te zgjidhet nga populli.Ka ardhe koha.Mjaft me me kompromisin ne kurriz te ligjit dhe popullit.Zoti Rama,po’ Rehabilitoni nazifashistet dhe monarkine me kompromiset tuajat.Kaq nostalgji Ke per to.Pse?Se Ke patur gjyshin shofer te zogut?Di dhe nje rast tjeter qe e do monarkine se gjyshi Ka qene Stallier i kuajve te zogut.

  • Ka figura shembullore qe i plotesojne kushtet per president, por politikaneve nuk au ka anda, nese nuk u konvenon atyre per hesapet e tyre!

  • Pse domosdo tango ?
    Kalo ne “Napolon” ose “Baftjar”…o gjigand…
    Ti e di dhe une e di qe ti e ke zgjedhur tashme presidentin ne koken tende, vetem nuk do ta thuash…
    Tall bythen me njerzit se gjoja po ndjek procesin.
    Te ishe serioz, do caktoje ndonje figure integre ne negociata, jo budallenj te noteruar, te nivelit Tao Balla.
    Hajde Baftjariiiiii …..Hopa….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *