FOTO: Tirana zbukurohet për finalen e Conference League

Amelda Amelda

Tirana është zbukuruar me banderola shumëngjyrëshe për finalen europiane të Conference League. Rrugët kryesore të qytetit tregojnë për eventin e madh që do ndodhë të mërkurën.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka publikuar fotot nga Tirana ku tregohen zbukurimet që janë vendosur në kryeqytet për të pritur finale mes Romës dhe Feynoordit.

“Tirana e zbukuruar me ngjyrat e finales së madhe të 25 majit. Jeni gati për Roma vs Feyenoord?”, shkruan Veliaj.

Në sheshin ‘Skënderbej’ janë vendosur fusha minifutbolli, ndërsa ‘Fan Zona’ është gati prej disa ditësh.

Ndërkaq, të martën mbërrin në Tiranë edhe trofeu i Conference League që do ekspozohet në sheshin “Skënderbej”.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • E verteta eshte se mua nuk me entusizmon fare kjo eufori ne Tiranen zyrtare. Kur Armando Duka dhe Sali Berisha, njeri ne politike dhe tjetri ne sport, sfidojne qytetaret e ndershem, tregon se diçka nuk shkon mire ne Shqiperi dhe ne emer te demokracise dhe lirise kane vepruar njesoj si ata qe arrestohen e bashkepunojne me prokurorine per vrasje mafioze. A nuk e vrau keshtu Saliu Remzi Hoxhen, Po Lirak Bejkon pse nuk e kujton me njeri si u pervelua? E, pra , ky entusiazme eshte i sulltaneve qe sundojne Shqiperine, eshte i SPAK-ut qe hedh hi syve me ato qe ndodhen kohet e fundit, kur perpara ka kryemafjozet, krye hajdutet, krye tradhetaret qe pasi e shkaterruan dhe vodhen, e degdisen dhe e hodhen ne det, sot kenaqen duke bere sfiden e pirjes se gjakut te shqiptareve brenda e jashte vendit. Sikur te kisha vetem syte dhe te shikoja keto tre dite, do te ishte mire se do kenaqesha, por si tu a bej syve te mendjes qe s’me lene te shijoj evente te tilla, se me kujton ata qe me vrau Sali Sheqerja me banden qe po e perforcon sot ne bashkepunim te ngushte me Arben Krajen dhe SPAK, me gjyqtare e avokate qafederra qe ushqehen si shushenja mbi gjakun e njerzeve hallexhij. Ta gezoni se paskam bere mire qe s’jam aty! Bile do ta shijoj jo ne kanale shqiptare, por italiane ose holandeze edhe ndeshjen per te fashitur nja dy ore kohe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *