Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se është gati për një shkëmbim të të burgosurve me Rusinë.
Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zelensky tha: “Shkëmbimi i njerëzve është një çështje humanitare sot dhe një vendim shumë politik që varet nga mbështetja e shumë shteteve”.
Ai vazhdoi duke thënë se disa mijëra njerëz ishin tani në robëri pas pushtimit nga Rusia të qytetit port jugor të Mariupolit.
“Ne nuk kemi nevojë për ushtarakët rusë, na duhen vetëm tanët”, shtoi lideri ukrainas.
“Ne jemi gati për një shkëmbim edhe nesër”.
Duke u bërë thirrje aleatëve të tij që të bëjnë presion mbi Moskën, ai vazhdoi: “Është e rëndësishme të bëhet presion politik në çdo nivel, përmes biznesit të fuqishëm, përmes mbylljes së bizneseve, embargos së naftës dhe përmes këtyre kërcënimeve të intensifikohet në mënyrë aktive shkëmbimi i njerëzve tanë për ushtarakët rusë.”
Nga ana tjetër, Moska do të fokusohet në zhvillimin e lidhjeve me Kinën dhe do të ndalojë së qeni e varur nga furnizimet nga Perëndimi.
Deklarata e fortë është bërë nga ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i cili theksoi se qëllimi i Kremlinit ishte të zhvillonte më tej lidhjet me Kinën tani që Perëndimi sipas tij ka marrë një “pozicion diktatori” në mes të luftës në Ukrainë.
“Nëse ata (Perëndimi) duan të ofrojnë diçka në drejtim të rifillimit të marrëdhënieve, atëherë ne do të shqyrtojmë seriozisht nëse do të na duhet apo jo”, tha Lavrov.
Ministri i Jashtëm vazhdoi duke thënë se Kina kishte teknologji informacioni dhe komunikimi “që nuk janë inferiore ndaj Perëndimit”.
“Ne duhet të pushojmë së qeni të varur nga furnizimet e absolutisht çdo gjë tjetër nga Perëndimi për të garantuar zhvillimin e sektorëve kritikë të rëndësishëm për sigurinë, ekonominë ose sferën sociale të atdheut tone”, shtoi ai.
j.l./ dita

“Deklarata e fortë”??ku e ka të fortën?!tek budallallëku??
lene mos e pyet sidomos kur thotë”Nëse ata (Perëndimi) duan të ofrojnë diçka në drejtim të rifillimit të marrëdhënieve, atëherë ne do të shqyrtojmë seriozisht nëse do të na duhet apo jo”!kjo në një kohë që perëndimi jo vetëm po bllokon çdo eksport për në rusi,por dhe po vijon të bllokojë dhe importet nga rusia!!
kësaj i thonë dhi e zgjebosur dhe huri në bythë!
zelenski nuk e kupton se as rusisë nuk i duhen ushtarët e saj,prandaj nuk i shkëmben me tuajit!!
ndryshimi në shkëmbim të robërve është i madh!!
tek ju do këthehen dhe do ngrenë moralin,në rusi do ta ulin dhe më shumë!do tregojnë se ku P të sëmës i çoi putana sociopate!!