Konfirmohet rasti i parë i lisë së majmunëve në Slloveni

Amelda Amelda

Konfirmohet rasti i parë i lisë së majmunëve në Slloveni.

Siç raportojnë mediet e huaja rasti i parë është një slloven i kthyer nga Ishujt Kanarie.

Të hënën, burri dyshohej se ishte i infektuar me linë e majmunit. Sëmundja është konfirmuar sot, por pacienti nuk është shtruar në Klinikën Infektive në Qendrën Mjekësore Universitare në Lubjanë. Nga kjo mendohet se është një formë më e lehtë e sëmundjes.

Shpërthimet e fundit të raportuara janë atipike, sipas OBSH-së, pasi ato po ndodhin në vende ku virusi nuk qarkullon rregullisht. Shkencëtarët po përpiqen të kuptojnë origjinën e rasteve aktuale dhe nëse ka ndryshuar ndonjë gjë në lidhje me virusin.

Shumica e rasteve të raportuara deri më tani janë zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë dhe Portugali.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *