Alibeaj: Diaspora të jetë zonë zgjedhore me vete, jo votim me postë

J L

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se procesi për të përfunduar votimin e emigrantëve duhet të jetë jo më vonë se vjeshta e vitit që vjen, teksa tha se për këtë duhet arritur dakordësia e plotë.

Kreu i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj është shprehur se diaspora duhet të jetë një zonë zgjedhore më vete, me përfaqësi të tyre në parlament, teksa shtoi se ishte kundër votimit me postë.

“Shumica e shqiptarëve nuk ndodhen në vend, janë larguar, Kushtetuta ua garanton shtetasve të drejtën e votës, qëndrimi ynë është i thjeshtë dhe i kuptueshëm, bazohet në 3 pi ka kryesore, po diaspora duhet të votojë, madje duhet të votojë duke pasur të drejtën e përfaqësimit drejtpërdrejtë të identifikuar, diaspora duhet të jetë një zonë zgjedhore e posaçme, përfaqësuesit e tyre duhet të jenë në parlament, votimi me postë për këdo mëndje të arsyeshme duke parë se ca ka ndodhur është i papranueshëm, standardi i garancisë së mbrojtjes së votës, si është për shqiptarët brenda vendit, duhet të jetë edhe me garancitë e votës së diasporës dhe emigrantëve, ky do të ishte elementi që do të çlironte çdo lloj frike, që me votën e diasporës, që është jo vetëm larg syve, por edhe larg zemrës të mos kishte lojëra politike. Një barrë e rëndë, që do ishte instrumenti i bie dhe KQZ, teknologjia ka ecur dhe ka avancuar dhe ka një eksperiencë të mirë ato element garantistë”, tha Alibeaj.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • E keni me hile o Alibeaj! Diaspora. Nuk është e organizuar dhe do të vendosni një që e keni të korruptuar. Unë nuk votoj një që nuk e njoh dhe nuk e di se çfarë do të broçkollisë në Parlament. Vetëm për veten time e di se si të flasë. Por ju nuk më caktoni mua, sepse nuk ju pëlqen. Do të caktoni ndonjërin që ju shërben juve. Prandaj, votimi nga jashtë të bëhet, por të votohet për kantidatët që janë në Shqipëri, të cilët i dimë se çfarë përfaqsojnë. Boll me mashtrime!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *