Kraja zbulon shifrën e aseteve të sekuestruara nga krimi organizuar: Vetëm në 2021 bllokuam 70 milionë euro

Ornela

Teksa ka folur për korrupsionin dhe krimin e organizuar kreu u SPAK Arben Kraja ka deklaruar se në vitin 2021 janë bllokuar 70 mln euro asete të krimit të organizuar, ndërsa shtoi se në një vit buxheti i SPAK është rreth 6 milionë euro.

“Gjatë vitit 2021, kemi arritur të konfiskojmë pasuri të paluajtshme, makina dhe monetare rreth 70 milionë euro. Ndërkohë që buxheti i SPAK për një vit është 6 milionë euro. Në këtë sens jemi munduar të jemi efektiv, padyshim ka shumë për të bërë sepse është strukturë e re që po krijohet, kjo kërkon edhe mentalitet, ngritja e një strukturën të nivelit të dytë”, ka thënë ndër të tjera Kraja.

Teksa u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Këshillin e Integrimit Kraja tha se ka një nivel të lartë bashkëpunimi me strukturat e tjera ligjzbatuese në vend dhe ndarje të informacioneve të vlefshme.

“Kemi vendosur kontakte dhe kemi bashkëpunim shumë të mirë me të gjitha strukturat e larta të shtetit. Shkëmbejmë informacione. Në bashkëpunim me KLSH kemi ndjekur të gjitha çështjet që lidhen me fenomenet e fondeve publike, nga ku kërkojmë informacion nga KLSH. Kemi pika kontakti të përbashkëta”, tha Kraja.

Pyetjes së deputetit të PD, Enkelejd Alibeaj nëse struktura që ai drejton ka qenë e mbingarkuar apo jo nga operacioni i OFL-së në vitin 2020, Kraja e pohoi diçka të tillë.

“OFL ka qenë një mbingarkesë pune dhe ka pasur shumë problematika. Kur është diskutuar drafti ne si prokurori kemi qenë kundër e kam deklaruar publikisht dhe s’e ndryshoj. Ka pasur mbingarkesë për arsye të afateve shumë precize që kishte për tu zbatuar. Në kushte të tilla ne na u desh ti bënim prioritet. Kanë qene 251 raste të referuara nga policia dhe vazhdon hetimi për disa raste që janë kërkesë për konfiskim”, shtoi ai.

o.j/dita

Share This Article
7 Comments
  • Sekuestrimet nuk kane fare vlere. Ato sic u konservuan, ne menyre graduale edhe do te shpengohen. SPAK nuk u krijua per te sekuestruar thjeshte pasiurite e krimineleve, por objektivi kryesor per te cilin u krijua ky organizem, ishte dhe mbetet arrestimi dhe pastaj sekuestrimi i peshkaqeneve dhe balenave, vrasesve dhe krimineleve ne sferat e larta te politikes e te pushtetit, qe ju nuk po i shikoni dote ! Turp !

  • Hahaha! 70 milion euro, fitore e madhe?! Po te hetohen peshkaqenet e Shqipersie, besoj se vetem Sali Berisha dhe Ilir Meta kane 10 fish mee shume pasuri ne offshore!

    • Mos qesh kaqe shume o Martin Hokatari,

      sepse:

      SPAKU i hetuesit te Enverit, Arben Kraja po te konfiskoje parate dhe floririn e familjes kriminale Hoxha dhe te narkobaronit, Ermal Hoxha shuma nga 10 fish do te behej 100 fish dhe pastaj po te kishte vullnet dhe guxim Arben Kraja te rihapte hetimin per dosjen qe OSBE publikoi do kohe me pare per pasurine e Edi Rames ne bankat e huaja,

      atehere:

      SHUMA E PARAVE TE GRABITURA DO TE BEHEJ 1000 FISH

      dhe:

      Inceneratoret e hajnia alla Bashkim Ulaj&Lukuni do te dukeshin,

      PALO GJE

  • Mirni miliona dhe miliarda , por te shkoni edhe per nje shetitje vetem nga GJIRI i LALZIT , ju te SPAK zoti i nderuar Kraja .
    Edhe nje gje kryesore duhet tju preukupoje . Meruni dhe ndeshkoni simbas ligjit te gjithe ata pushtetare e deputete, qe shkelin kushtetuten Shqiptare posacerisht per pronat . Jane me keqeardhje mbi 12000 viktima ,qe ja kalojne ne nr viktimash edhe diktatures komuniste .Dihet shkelja e kushtetutes mbi pronat ,mbjell vetem korrupsion ,kriminalitet .Pa haruar edhe mos investimet e firmave serioze perendimore , perendimoret duan edhe shtet ligjor sic eshte ne vendet e tyre perendimore. Shqiperia po boshatiset ne hapa vigane . Kujt i intereson .?

  • O zoti Kraja ! Zeni jot i ka nje qine bythe 70 milion Eurot apo Dollaret , ndersa Ti na mburresh se keni
    kapur 70 milion dollaret ….Te lutem, pash ate Zot
    mos fyej intelektin e 95% te shqiptareve…..!!!A di
    zotrote se kur do te besojne Ty shqiptaret….kur te
    cosh para Drejtesise fillimisht dy peshkaqenet e pa-
    re me emer e mbiemer : Sali Berishen dhe Ilir Meten !
    Atehere do te thone shqiptaret (95%) te lumte,zoti
    KRAJA ! Ndryshe po u more me “sardhelet” s’ke gje
    ne torbe dhe heret apo vone do te perfundosh ne ko-
    shin e plehrave te histories, sebashku me bashke-
    punetoret tuaj , mbrojtes te korruptuar te NON GRA-
    TES I Vicidolit ! Ju jeni varur ne “litaret” e nje anije qe
    qe ka marre uje nga te gjitha anet dhe ju mendoni se
    do te shpetoni duke ju bashkuar Plakut Mere ?! Sa
    drite-shkurter qe jeni ne politike more ju te SPAK-ut !
    Megjithese duhet thene e verteta Ju jeni “brumi i thar-
    tuar” i binomit te S.B. dhe I.M. Kjo eshte e gjitha, te tje-
    rat jane llafllogji per te mbuluar korrupsionin tuaj galo-
    pant ! Mua si qytetar i ketij vendi me vjen keq vetem
    per zonjen e nderuar KIM, ambasadore e mikut tone te
    madh, qe po e mashtroni dhe ajo e len veten te mash-
    trohet apo ben sikur mashtrohet ! Ajo ka ne dore qe t’a
    coje deri ne fund Reformen ne Drejtesi se sa per tanet,
    asnjera pale nuk eshte e interesuar t’a coje deri ne
    pasojat e fundit REFORMEN NE DREJTES ! Kaq kisha!

  • Shifer qesharake. Nga ato qe presim nga SPAK, kjo nuk perfaqeson as nje individ, jo me ne kete oqean peshqish te medhenj.
    Keni shume pune per te bere, por me sa duket e keni marre me frike e pertese. Ka ardhur koha ta derzoni detyren. I keni rene ne qafe.
    Nuk eshte kjo qe prisnim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *