Presidenti i UEFA dhe legjenda Boban mbërrijnë në Shqipëri, i mirëpret Duka

Ornela

Ditë e rëndësishme kjo në kryeqytetin shqiptar, teksa kanë mbërritur Roma dhe Feynoord për finalen e madhe të Conference League, e programuar të luhet nesër në Air Albania.

Gjithashtu, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka mirëpritur Presidentin e UEFA-së, Alexander Ceferin dhe legjendën Zvonimir Boban.

“Mireprita pak minuta më parë Presidenti Ceferin dhe legjendën Zvonimir Boban. I garantova se do kalojnë një kohë fantastike në Shqipëri dhe organizimi jonë do të jetë perfekt!” – Shkruan numri një i futbollit shqiptar Duka, përkrah fotove përkatëse në aeroport. Finalja luhet të mërkurën në orën 21.00.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *