Mbahet mend për flamurin e Shqipërisë së Madhe në Beograd, arrestohet Ballist Morina

J L

Fansi i Kombëtares Shqiptare, i cili mbahet mend për dronin në mes të Beogradit është arrestuar paraditen e sotme në Kukës, sipas burimeve të uniformave blu.

Gjithashtu mësohet se Ismail Morina është vënë pranga, pasi kishte një urdhër arresti dhe me vendim të Gjykatës së Durrësit ishte arrestuar me 5 muaj e 12 ditë burg për armëmbajtje pa leje.

Lajmi për arrestimin e tij filloi të qarkullonte rreth një orë më parë, pasi faqja e zyrtare e Ismail Morinës në “Facebook” kishte shpërndarë njoftimin për ndalimin e tij.

Njoftimi nga Policia Kukës

Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës ndaluan shtetasin Ismail Morinaj, 40 vjeç, banues në fshatin Shikaj, Kukës, i shpallur në kërkim për llogari të DVP Durrës.

Ky shtetas u ndalua pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur revokimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për lirimin e tij me kusht dhe ka caktuar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, 5 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Procedurat e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Durrës.

j.l./ dita

Share This Article
6 Comments
  • Prape e Arrestuat kete?
    Po ky e dergoi Kombetaren per te Vetmen Here ne Histori
    Ne Europian!
    Po u bete si enver hoxha o vrroma,qe bente sikur i digjej barku per Kosoven,,por kosovaret i arrestonte qe ne kufi,.O mbrapsh ne Gollo Otok,,o tehu ne Spac.
    O kosovare!Vuri kufirin ne Morine ketyre muterve,,Mabajeni mire me Ameriken dhe Kroacine,,se keta jane me serbe se serbet,me mut se grekerit.

  • Iamail Morina nuk duhej arrestuar, duhej dekoruar per guximin e tij qe ka treguar publikisht per trojet tona te grabitura. Mjerisht qeveritaret tane ndjekin interesat e çastit dhe sakrifikojne atdhetaret. arme pa leje , po a ka katundar ne Shqiperi qe nuk ka arme pa leje ne shtepi?

  • Ky Morina vete s’ngjan shume si authocthonus por si mbetje osmane ose maxhup .Apo mos e ka bere me urdhrin e serbeve per ti treguar botes se autoktonet jane si ky?Kot them xhanem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *