Kush duhet marrë seriozisht, 14 shkurti apo 20 shkurti?!

anazapta

Dikur në shkurt, kishte vetëm një datë të shënuar: data 10, që i kushtohej përkujtimit të themelimit të organizatës Debatik (djem të bashkuar, anëtarë të ideve komuniste), me ç`rast jepej dhe filmi me të njëjtin titull, që më shumë identifikohej me Colin harakat e të këndshëm, se sa me herozimin e Gencit, Agimit e Merushëes. Më pas, këtij muaji iu shtuan data 14, Dita e të Dashuruarve, Pra Shën Valentini, si dhe 20 shkurti, dita kur u rrëzuar busti i Enver Hoxhës në Sheshin Skënderbej. 14 shkurti, ka marrë përmasat e një feste kombëtare tek ne, si shprehje e një dëshirë për sa më shumë festa, sa më shumë arsye, edhe pse të stisura e plot kotësi, për t`u ndjerë të ngazëllyer, të motivuar për ta shtyrë jetën në këtë mizerje të përgjithshme. Ndërsa 20 shkurti, edhe pse është një datë vitale, nëse i rreferohemi vitit `91, nuk u shndërrua kurrë në frymë. Sepse, kohë pas kohë, u kuptua që ai i cili qe rrëzuar e marrë zvarrë, kishte qenë vërtet vetëm bronx, me shpirtin gjetiu. Shqiptarët janë sot përballë dy ofertave: asaj të 14 shkurtit si thirrje për më shumë dashuri, e të 20 shkurtit si thirrje për rrëzim bijsh të etërve, kupto qeverisë; që nuk ngjajnë në asnjë pikë me njëra tjetrën. Nga do ja mbajnë më shumë?! Një sondazh interesant me sy të lirë pritet këto ditë….     Ermir Hoxha            

 

 

 

 

Share This Article
2 Comments
  • Patjeter duhet marre shume seriozisht 20 shkurti, ose skenari ogurzi serbo-boshnjako-malazez, qe do te hedhe ne sulm Ali Baba Saliun dhe 40 kriminelt e hajdutet e cetes se tij!

  • 14 shkurtin e duan te dashuruarit dhe nuk e duan hemafrodidet. 20 shkurtin e duan qytetaret e lire dhe nuk e duan social-komunistet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *