Teksa na ndajnë pak minuta nga finalja e madhe e “Conference Legue” mes Romës dhe Feyenoord në stadiumin “Air Albania”, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në zyrë dy homologët e tij, kryetarin e Bashkisë së Rotterdamit, Ahmed Aboutaleb dhe kryetarin e Bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri.
Kryebashkiaku Veliaj dha mesazhin se sot duhet të fitojë sporti, qytetaria dhe respekti, ndërsa u bëri thirrje tifozëve të dy skuadrave që të festojnë me masë.
“Është kënaqësi e veçantë që jemi bërë të tre kryetarët e bashkisë bashkë këtu në Tiranë. Ne duam që sot të fitojë sporti, të fitojë qytetaria, të fitojë respekti. Si kryetarë bashkie ne jemi shumë xhelozë për qytetet tona. Nuk duam të këputet një degë, të ketë ndotje apo të ketë konflikt. Kështu që si kryetarë bashkie shumë të përkushtuar për cilësinë e jetës dhe të harmonisë në qytetet tona, i bëjmë një thirrje të gjithë tifozëve që do të jenë pjesë e festimeve që çdo gjë të bëhet me masë, që çdo gjë është e bukur është ajo që ndodh me masë. Pije me masë, festimin me masë, të bërtiturat me masë dhe sigurisht respektin për qytetin edhe për ekipet kundërshtare. Sigurisht që një ekip do të fitojë, por është shumë e rëndësishme që përtej kupës të jenë kujtimet ato që do të mbeten në jetë. Dhe ne të tre dhe Tirana dhe Rotterdami dhe Roma jemi të përkushtuar që kjo të jetë një histori suksesi”, u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës.
Kryetari i Bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri tha se është një festë e madhe sporti, miqësie dhe solidariteti që duhet shijuar sa më shumë.
“Është një gëzim i madh për mua të jem këtu në Tiranë, i ftuar i kryebashkiakut, se bashku me kryebashkiakun e Roterdamit, në këtë festë të madhe sporti, miqësie, dhe solidariteti. Ndërkohë që i bëj thirrje të gjithë tifozëve që të respektojnë vlerat dhe principet e sportit. Sporti është i bukur sepse i afron njerëzit, dhe ndaj duam që kjo të jetë një festë. U bëjmë thirrje tifozëve që ta shijojmë sa më shumë këtë festë të bukur sportive”, përfundoi Gualtieri.
a.m/dita

Fitoi sporti mafioz, jo sporti qytetar o Erjon. Turp te kete shteti mafioz qe nuk i dha popullit mundesine ta ndiqte ndeshjen ne tv.
Kuptoni gjë nga rregullat e Protokollit ju në Shqipëri ?! Janë rregulla ndërkombëtare që në takime personalitetesh vishet me kostum dhe kollare. Shikoni fotografinë se si janë veshur dy Kryetarët e Bashkive dhe si është veshur Veliaj!!! Ndonjëri duhet t’ua spjegojë shqiptarëve që nuk tregon “thjeshtësi” të vishesh ashtu si dëshiron, por do të vishesh sipas rregullave protokollare. Kur shkon për peshk, apo për piknik, mund të vishesh si të dëshirosh. Ka vënde pune që e kanë të ndaluar që të shkosh me xhinse, pantallona të shkurtëra, minifunde, bizhuteri, lyerje me parfum të fortë, etj. Veliaj del me këmishë sipër pantallonave sikur po shkon në piknik!!!
Ne cdo post kemi nga nje hajdut ordiner por ky ordineri i bashkise ua kalon te gjitheve.Tirana ,ne vitin e kryeqytetit te rinise ,sic e ka cilesuar Lali DHJERI,i ka rruget cope -cope ,me gropa te panumerta,qe makinat tona e dine c’heqin perdite.Ndersa ky fiqeshitesi ne mentalitet na shet nje zgerdhimje ne cdo shfaqje te tij.Nuk e di ,vete , si qarkullon ne Tirane qe nuk sheh shkaterrimin e qytetit perdite e me shume?