Vendimet e qeverisë/ Rregjistrime të pakta për shkak të kriterit të notës, ulet mesatarja për degët e mësuesisë, nga 7.5 shkon në 6.5!

Amelda Amelda

Ministrja e Arsimit Evis Kushi bëri me dije se qeveria ka miratuar një vendim për t’i dhënë mundësi të rinjve dhe të rejave që të vijojnë shkollën për degët e mësuesisë.

Ata mund të hyjnë në fakultet me mesataren 6.5 për shkak se nuk ka studentë që regjistrohen për këto programe, por për të vijuar masterin për mësuesi duhet sërish në 6.5.

“Sot të gjithë maturantët që duan të vazhdojnë për mësuesi duhet të kenë minimumin e mesatares 7.5. Shqetësimet nga universitetet lidhen se jo të gjithë maturnatët që regjistrohen duan të bëhen mësues. Në këto programe mund të hyjnë edhe maturantët që duan të vijojnë profesion tjetër. Jo të gjithë ata që vijojnë për gjuhë të huaj duan të bëhen mësues. Mund të ketë nga ata që duan të bëjnë përkthyer apo profesion tjetër. E njëjta gjë është edhe për ata që studiojnë për gjuhë letërsi.

Ne i japim mundësinë edhe maturantëve që mbarojnë studimet me 6.5, por do të kenë një numër standard në numrin e matrikulimit. Është një ndryshim që e kemi dakordësuar dhe me vetë universitetet dhe presim që në vitin e ardhshëm, numri i regjistrimeve të jetë më i lartë”, tha Kushi.

E pyetur përse vjen ky vendim, ministrja e Arsimit tha: “Sistemi nuk është në krizë për mësues, por vjen për shkak se universitetet janë të shqetësuara se në këto programe ka shumë pak regjistrime për shkak të kriterin e notës mesatare.”

a.m/dita

Share This Article
8 Comments
  • Ecim ne drejtimin e duhur…..
    Po rrisim cilesine e mesuesve, te cilet do drejtojne arsimimn e brezit te ri …..
    MASTER ne EDUKIM me MESATARE 6.5

  • Kisha ndërmend të shkoja për mësues, por tani që do mbushen klasat me maturantë me mesatare 6,5, nuk ja vlen.

  • Paftesine e agronomit e nxjerr toka . Paftesine e mjekut e mbulon toka . Paftesia e mesuesit ecen mbi toke

  • Mësuesit të mos bëjnë fare shkollë të lartë. Nuk është nevoja. Se pastaj mund tu ndryshojë mendja shqiptarëve e nuk largohen nga Shqipëria. Mësues dhe mjekë pa shkollë kemi nevojë.

  • Me mesataren 6.5,ku lendet baze jane nota 4.5-4.99 dhe mezatarrja rritet nga edukimi fizik,teknologjia,informatika e te tjera.Niveli i mesuesave te rinj do te jete mjaft i ulet.Ky ndryshim tregon krizen e sistemit ne pergjithesi dhe te arsimit ne vecanti.Ministria dhe Qeveria mendoj se duhet te gjejne rruge te tjera per te terhequr te rinjte ne arsimin e larte per deget e mesuesise.Mendoj se nje mezatare e tille do te vendos ne siklet edhe vete trupat mesimore akademike.

  • Ku shkojmë?! Si mund të shkojë në shkollë të lartë një nxënës me këtë mrsatare. Më mirë pak e sak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *