“Mungojnë 20 firma për një kandidat konsensual”, a është kjo arsyeja pse grupi i Alibeajt nuk nxjerr emër për Presidentin

Ornela

Deputetët e grupit parlamentar të cilët deri tani kanë qenë të pranishëm në mbledhjet e Enkelejd Alibeajt, kanë marrë më në fund vendim që të mos ketë kandidat në raundin e tretë.

Gjatë mbledhjes së sotme ka qenë vetë Alibeaj, por edhe deputetët Gazmend Bardhi, Jorida Tabaku dhe Ferdinand Xhaferraj, të cilët janë shprehur se grupi I PD-së nuk mund të bëhet pjesë e lojës së kryeministrit Rama dhe nuk duhet të nxjerr kandidat në raundin e tretë. I gjithë procesi i zgjedhjes së Presidentit brenda opozitës nisi me qëllimin që të paktën në raundin e tretë të ketë një kandidat për President.

Për këtë arsye në mbledhjen e kaluar u propozuan 10 emra, të cilët në fund ngelën gjashtë. Por nga maxhoranca erdhi përgjigjja se janë në pritje që opozita të sjellë një emër për të marrë vendim nëse do ta votojnë. Megjithatë nga ajo që duket qartë tani është fakti se deputetët e PD-së nuk nxjerrin dot një emër Presidenti jo se nuk duan të bëhen pjesë e lojës së Ramës, por për shkak se nuk arrijnë dot të gjejnë konsensus të paktën 20 prej tyre për një emër për President.

Kjo në fakt u pa edhe në mbledhjen e fundit të grupit të PD-së kur 25 deputetë të pranishëm nxorën jo pak por 10 emra për President. Pasi “dështoi” në gjetjen e një emri konsensual brenda grupit, Alibeaj propozoi që opozita të mos jetë pjesë e procesit në raundin e tretë.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • Ali Beu ka frike nga Pernideshi i Vicidolit, Sali Berisha.
    Nese nuk ka frike une do t’i rekomandoja qe Presidenti te dale nga gjiri i juristeve me me integritet profesional dhe moral, sic jane Ina Rama dhe Ardian Dvorani.

  • Paaftesia per te dale me emer konkret,tregon se ne c’gjendje eshte opozita sot.Ata po te ishin te interesuar per balancimin e pushteteve do te kishin dale me propozime konkrete.Fajesimi i mazhorances eshte alibi qe nuk mund te pranohet.Ne qoftese ata do te dilnin me nje emer dhe mazhoranca te mos e pranonte do te flitej ndryshe.Ndoshta ata mendojne se mund te fusin sistemin,per zgjedhjen e Presidentit ne krize,por mendoj se ligji nuk ua jep kete shans.Kjo eshte tallje me popullin.Nje opozite e tille eshte vetem fasade,qe i le rruge te lire mazhorances te beje si te doje qe me pas ta “fajesoj”ate.Driteshkurtesi.

  • Buda, kam menduar gjithmonë që Shqipëria ka njërëz të ndershëm që e duan vendin e tyre. Më keni lexuar mendimin

  • Eshte mentaliteti yne shqiptar! Ne kohen e Enverit mendonimqe mjaftonte te jetoje jashte Shqiperise dhe c’do gje tjeter ishte e zgjidhur! Ky mentalitet sot egziston tek politikanet “mjafton te jesh ne PD dhe ja je i pasur”! Hajdute dhe injorante! Me thoshte dikur nje shok nga Fieri “keta te PD se jane dru jane budallenj por edhe truthare “mendjemedhenj! Keta te LSI te gjejne pune!

  • Mjafton t’u shikosh se c’fytyre kane per te kuptuar nivelin qe kemi si vend. Pa frike fare i etiketon menjehere si turq….ali beun e dime po ajo qenia mbas tij te con direkt ne anadoll…..mjere ai vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *