Luljeta Lleshanaku nderohet me çmimin e Poetit Evropian të Lirisë

Amelda Amelda

Juria e Çmimit Letrar të Poetit Evropian të Lirisë në Gdańsk, Polonisë për herë të parë në historinë e këtij çmimi jep dy çmime të para me vlerë të njëjtë për edicionin 2020-2022, që janë: Luljeta Lleshanaku (Shqipëri) dhe Marianna Kiyanovska (Ukrainë).

Leshanaku thotë se i kishte humbur besimi, pasi në garën e ngushtë ishin dy shkrimtare ukrainase. Juria për librin “Ujë dhe karbon” të Luljeta Lleshanakut, përkthyer nga Dorota Horodyska, u shpreh: se është një kryevepër, e plotë dhe përfundimtare. Tema e poezive të Lleshanakut është një përshkrim emocionues i gjetjes së lirisë në botën e skllavërisë ku ajo lindi dhe u rrit thekson juria.

Ky çmim ka si lajtmotiv trajtimin e temës së lirisë për vlerat artistike. Lira politike individuale dhe shoqërore është e ndjeshme në vargjet e Luljeta Lleshanakut, e cila përmes argumentit të  diktaturës , sjell edhe reflektimin mbi lirinë individuale.

Çmimet për Luljeta Lleshanakun janë një mundësi për të komunikuar në gjuhë të tjera. Dhënia e çmimit Nobel vitet e fundit për poetë, ka çuar në promovimin e kësaj gjinie e cila po reduktohet ndjeshëm thekson poetja.

Ndërkohë që Luljeta Lleshanku është lançuar si një prej emrave që mund të përfaqësojë Shqipërinë në garën e çmimit Nobel. Poetja nuk është në dijeni dhe i duket i largët.

Nderkohë që  ceremonia e marries së cmimit të europian të lirisë mbahet  me 10 qershor  së bashku me marrjen e trofeut  do të prezantohet edhe libri i poetes shqiptare në polonisht.

Në të njëjtën kohë, poetja është një erudite që në veprën e saj ndërthur përvoja të ndryshme, jo vetëm të sajat, që do të thotë se poezia e saj mund të arrijë lexuesit gjithkund. Ajo tingëllon si një kristal i pastër dhe i patëmetë.”

Juria theksoi cilësinë dhe rëndësinë e përkthimeve të të dy vëllimeve. Adam Pomorski, një përkthyes i mirënjohur nga rusishtja, gjermanishtja, anglishtja, bjellorusishtja dhe ukrainishtja, dhe përkthyes i “Një traget përtej La Manche” nga Uladzimir Arlou, fituesi i edicionit të parë të Çmimit Evropian të Poetit të Lirisë. Përkthimet e shkëlqyera të Dorota Horydyska-skanë qenë pjesë e edicioneve të mëparshme të çmimit PEL; përkthimi i saj i poezisë së Luljeta Lleshanakut “Fëmijët e natyrës”, ka qenë finalist i edicionit të dytë të çmimit, në vitin 2012, dhe me të cilin Horodyska u vlerësua me çmimin prestigjioz të revistës  Literatura na Śëiecie.

Rreth Çmimit

Çmimi Letrar Evropian i Poetit të Lirisë i qytetit të Gdańsk jepet çdo dy vjet. Qëllimi i tij është të promovojë fenomene poetike që trajtojnë një nga temat më të rëndësishme bashkëkohore, lirinë, dhe qëtregojnë një vlerë të lartë artistike. Në çdo botim, çmimi i jepet poetit dhe përkthyesit/ve të tyre. Çmimi ka një edhe një vlerë financiare: autorët e vëllimeve të zgjedhura marrin 100,000 PLN dhe përkthyesit e tyre 20,000 PLN. Çmimi shoqërohet me një seri botimesh me përkthimet e të gjitha vëllimeve të përzgjedhura në listën e ngushtë.

Sinéad Morrissey (2020), përkthyer nga anglishtja në polonisht nga Magda Heydel;

Linda Vilhjálmsdóttir (2018), përkthyer nga islandishtja në polonisht nga Jacek Godek;

Ana Blandiana, (2016), përkthyer në polonisht nga rumanishtja nga Joanna Kornaś-Warëas;

Dorta Jagić (2014), përkthyer nga kroatishtja në polonisht nga Małgorzata Wierzbicka;

Durs Grünbein, përkthyer nga gjermanishtja në polonisht nga Tomasz Kopacki;

Uladzimir Arlou (2010), përkthyer nga bjellorusishtja në polonisht nga Adam Pomorski.  

Share This Article
3 Comments
  • Lini skllaverine e kesaj,se o ka botuar kjo ne shtypin komunist,,o s`ka botuar as Ismail Kadare.Gazetat drita dhe zeri rinise mbusheshin me vjershat e kesaj,.Sikur ne Komitet Qendror te punonte kjo,e bija enverit te ishte,prape nuk do te llastojej aq shume.
    Gjalle eshte Lazer Stani,moj!
    Ka pas qene nje skulptor fenomenal ne vitet 70,qe quhej Uran Hajdari.Ay punoi ne terrakote Hypokritin,Intrigantin,priftin pedofyl,hoxhen dallkauk,sekretarin burokrat,Mihal Bishen,Xhelil Gjonin,,Gdhendi dhe portretin e Lazer Stanit.

  • Mysteri i kesaj poeteshes eshte me myster se Mysteri UFO.Kjo thote se ka Lindur ne internim ne Elbasan dhe eshte transferuar ne internim ne Kruje.Nje gjysh quhej Alush Lleshanaku dhe nje gjysh quhej Abaz Kupi.
    Jo Lazer Stani,po as Sofo Lazri nuk e mbushnin dot ne ate kohe shtypin e Partise me emrin e kesaj.
    Ka qene shume e talent?
    Sa talente si pun e kesaj kishte Savra,,po nuk botonin dot.Prandaj Mysteri i kesaj eshte shume myster..
    UFO t egzistojne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *