EMRI/ Një person në Tiranë i vë flakën banesës dhe pëson dëmtime për shkak të asfiksisë! Dyshohet se vuan nga probleme mendore

Amelda Amelda

Igli Alianji, 42-vjeç i ka vënë flakën banesës së tij rreth orës 22:05 të mbrëmjes së sotme, në rrugën “Memo Meto” në Tiranë. Policia njofton se dyshohet se 42-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Pas ndërhyrjes së uniformave blu dhe zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve dhe nxjerrja e Alianjit nga banesa.

42-vjeçari ka pësuar dëmtime si pasojë e asfiksisë dhe po merr ndihmën e parë mjekësore ndërkohë që grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.05.2022, rreth orës 22:05, në rrugën “Memo Meto”, shtetasi I. A., 42 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, i ka vënë zjarrin banesës së tij.

Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe nxjerrjen e tij nga banesa.

Shtetasi I. A. si pasojë e asfiksisë është dëmtuar dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

a.m/dita

Share This Article
3 Comments
  • Shqiptaret po çmenden me shpejtesi kohet e fundit…
    Ka ndonje aresye ky fenomen?!
    Zjarrvenia e shtepise, hedhja nga lartesite, pirja e ”ilaçit” te miut, lidhja me litar ne gryke dhe kolovitja me ‘te ne varese, vrasje ”me dhe pa dashje” me arme, vrasje dhe vetvrasje me vetura te thjeshta dhe moderne, larje hesapesh per hesape te pa sqaruar jane njoftime pothuajse te perditeshme te Kronikes se Zeze…
    Cfare po behet keshtu ne vendin tone?!

  • U bo mode tash , per cdo krim e sabotim emerohet se shkak eshte gjendja mendore e te akuzuarit. Jo mor jo .Te thuhet e verteta se droga eshte shkaku qe njeriu kryen cmenduri te tilla .Nen efektin e hashashit e te droges ai fluturon ne qiellin e shtate, i ven flaken cfare sheh perpara ,kercen nga ballkoni ,ther gjyshen , nenen e kush t”i dale perpara .Shkruani te verteten dhe jo genjeshtra . Keni gjete formulen e shpetimit ,,,me te meta mendore .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *