Disa turistë francezë kanë humbur në zonën e Llogarasë.
Ka qënë një mik i tyre, ai i cili lajmëroi policinë për zhdukjen e turistëve. Nuk dihet saktë se sa francezë janë në mes të Llogarasë.
Policia e Orikumit së bashku me administratën e zonave të mbrojturave janë nisur për gjetjen e tyre.
Sipas policisë, ata janë nisur nga Llogoraja në drejtim të malit të Karaburunit, për të zbritur më tej në gjiret e gadishullit.
Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e tyre.
j.l./ dita

O po çu kruhet këtyre “turistëve” dyshe dyshe, nëpër zgëqet tona, apo janë “turistë” nëpër zonat ushtarake me interes te lartë ?